LAJMI I FUNDIT:

Hidhen hapat e parë për punësim të kosovarëve në Gjermani

Hidhen hapat e parë për punësim të kosovarëve në Gjermani

Në tri komuna të Kosovës: Gjakovë, Ferizaj dhe Vushtrri do të fillojë pilot-projekti për angazhim të 100 punëkërkuesve në punë praktike nëpër biznese të ndryshme. Kjo do të bëhet përmes marrëveshjes në mes të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Organizatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar – GIZ.

Ministri Arban Abrashi duke folur për Radio Kosovën tha se ky pilot projekt do të zgjerohet dhe në komuna të tjera. “Ne kemi filluar me një numër prej 100 prej të cilëve ne si ministri GIZ-i dhe punëmarrësi dmth bizneset do të bëjnë pagesën për këta në mënyrë që ata të tregojnë vetën edhe në praktik, pra ideja është që ata çka e mësojnë në teori ta bëjnë në praktik. Ne jemi tani duke e testuar modelin sesa janë të gatshme bizneset në Kosovë që të marrin praktikant të cilët do t’i paguajmë ne dhe 30 për qind ata. Në Ferizaj bienzeset kanë kërkuar më shumë se 300 praktikant, kjo është shumë e mirë por ne kemi fonde të limituara që të fillojmë me 100”, tha ministri.

Abrashi paralajmëron se dhe komunat do ti rrisin fondet sepse kërkesat e bizneseve për punëkërkues janë të mëdha. “Nuk ka kufizime se në cilët sektor të gjithë sektorët janë të përfshirë, por ne si ministri, bazuar në një hulumtim të vitit të kaluar, ku i kemi orientua të gjitha projekt tona të punësimit, janë pesë sektor të cilët kanë mundësi të hatashme të zhvillimit është industria e drurit, e metalit, tekstilit, përpunimi i produkteve ushqimore, dhe teknologjia informative . Kjo është sfida më e madhe e biznese, këto industri që i përmenda e sidomos IT ballafaqohen me mungesë të punëtorëve të shkathët, përmes praktikës që më vonë synojmë ta rrisim numrin tentojmë që të rinjve tu japim një praktik e cila përveç që është punë nënkupton dhe trajnim”, tha ai.


Ministri Abrashi ka folur edhe për programin e punësimit në Gjermani, duke thënë se për herë të parë kosovarët kanë mundësi të punojnë në Gjermani legalisht. “Tani në shkurt janë hapat e parë, janë mbi 1 milion vende pune të hapura në Gjermani dhe ne si Kosovë kemi kuoten deri në 5 mijë deri në vitin 2020. Kjo është një mundësi e mirë posaçërisht për bizneset kosovare që janë atje, ata hapin konkurs atje për veprimtari të ndryshme hoteli, ndërtimtari e të tjera dhe për dy jave ditë nuk lajmërohet askush, atëherë ata me atë letër që atje nuk kas të interesuar, mund t’u ofrojnë kontratën kosovarëve këtu dhe me atë letër aplikojnë për vizë punë dhe procesi është shumë i lehtë”, tha ministri Abrashi.

Marrëveshja për punësim në Gjermani për tre muaj, ka hyrë në fuqi me 1 janar të këtij vitit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori