Ushqimi nga i cili keni edhe më shumë uri: Majdanozi, aperitivët, shumica e lëngjeve
Ëmbëltuesit artificialë janë më të këqij se sheqeri, ndërsa në vend të ushqimit kalorik më së miri është të shmangen mustarda, aperitivët, lëngjet dhe ushqimi dietal, ndërsa xhenxhefili dhe majdanozi hapin apetitin tuaj.
Aperitivi si gota e bardhë e verës, vermuti dhe likeri hap apetitin dhe përgatit stomakun për tretje. Por nëse e pini rregullisht, për shkak të zgjimit të ndjenjës së urisë shpesh mund të hani edhe më shumë se sa ju duhet, theksojnë nutricionistët. Ata theksojnë që shprehitë e caktuara jetësore mundeni goxha shumë të nxisin dëshirën e pangopur, të rreme për ushqim.
“Proteinat, për shembull, në mënyrë të suksesshme ‘bindin’ trurin dhe stomakun që janë të ngopura dhe të kënaqur. Nëse i hani pak, shumë lehët mund të përfundoni me një qese çipsi në dorë”, tha dr. Mark Hyman, autori i katër bestsellerëve dhe ekspert për mjekësinë holistike.
Njerëzit, të cilëve proteinat u kanë përbërë më pak se 15 për qind kalori ishin më të uritur pas mëngjesit dhe kanë ngrënë më shumë ëmbëlsira apo gjëra të njelmëta, ka treguar hulumtimi amerikan.
“Sigurisht më e rëndësishme është të mos prisni për proteina deri në darkë, por duhet t’i hani që në mëngjes”, thekson dr. Hyman.
Urinë “e rreme” të pangopur e nxisin edhe mëlmesat si kripa dhe sheqeri dhe mëlmesat si mustarda, shafrani dhe majdanozi. Megjithatë, hulumtimet më të reja kanë treguar se si ngrënien e tepërt mund ta nxisë edhe ushqimi dietal. Për shembull, ëmbëltuesit artificial në lëngje nxisin apetitin, theksohet në revistat profesionale.
“Edhe pse do të vazhdohet të hulumtohet, megjithatë më mirë është që të shmangni dietat dhe të zgjidhni variantet klasike të ushqimit dhe pijeve, por në porcione më të vogla”, këshillon nutricionistja Carolanne Nelson.
Lëngjet
Sheqeri në shumë lëngje, për dallim nga sheqeri i zakonshëm, nxit rezistencë në insulinë dhe leptinë dhe nuk e zbut urinë, por e forcon.
Xhenxhefili
Përveçse ndihmon tek të përzierat, lehtëson ngërçet e stomakut dhe nxit tretjen, xhenxhefili, po ashtu nxit edhe apetitin.
Majdanozi
Majdanozi është një nga mëlmesat që përdoren më së shumti, ndihmon te ënjtja dhe reumatizmi, por edhe hap apetitin, pohojnë ekspertët.
Mishi
Njerëzit të cilët kanë ngrënë më pak proteina dhe më shpesh gjëra të ëmbla dhe të njelmëta çdo muaj mesatarisht janë trashur më shumë se një kilogram. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A