LAJMI I FUNDIT:

BarCamp Prishtina sjell një edicion sarkastik

BarCamp Prishtina sjell një edicion sarkastik

BarCamp Prishtina vazhdon me edicionin e dytë për vitin 2016 të mërkurën, më 24 shkurt 2016 në Teatrin Oda prej orës 17:30.

Secili prej nesh përdorë një formë të sarkazmës në jetën e përditshme. Përpos që është e shëndetshme për trurin tonë, sarkazma është edhe metodë e mirë e ironizimit të ndodhive e kritikës të problemeve në shumë aspekte jetësore. Nganjëherë, sarkazma ndihmon edhe në ironizimin e argumenteve të kota. Ec e mos e përdor.

Folësit e edicionit të 35-të të BarCamp Prishtina janë Dardan Islami, Valon Maloku dhe Visar Arifaj te cilët do të na shpalosin përvojat e tyre në përdorimin e sarkazmës në profesionet e tyre aktuale.

Një dozë sarkazëm në ditë në doni neuronet mos me ju ikë!