LAJMI I FUNDIT:

LG Stylus 2, fableti i ri nga LG që del javën tjetër

LG Stylus 2, fableti i ri nga LG që del javën tjetër

Pak më pak se një javë para fillimit të Kongresit Botëror Mobil, kur LG pritet ta lansojë modelin e saj më të ri të telefonit, kompania jugkoreane e ka prezantuar edhe fabletin e saj të ri, të cilin e ka quajtur LG Stylus 2.

LG Stylus 2 do të vijë me ekranin prej 5.7”, përmasat interesante prej 7.4mm kundrejt atyre prej 9.4mm që ishin në modelin paraprak, si dhe baterinë e fuqishme prej 3,000mAh, e cila mund të ndërrohet.

Në mesin e specifikave tjera përfshihen edhe Android 6.0 me 1.2GHz Quad-Core, 1.5GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme.

Kamera e pasme e fabletit të ri të LG’së është 13MP, por ende nuk dihet sesa do të kushtojë ky model, edhepse thuhet se LG do të mundohet ta mbajë atë me kosto të volitshme për tregun shumë konkurrues.