LAJMI I FUNDIT:

Roja i postës e rrahu hajnin me helmetë (Video)

Roja i postës e rrahu hajnin me helmetë (Video)

Në një pikë të Post Office, që ndodhet në Hampstead të Anglisë, ka hyrë një burrë, që kishte të veshur një xhaketë me kapelë.

Ai është drejtuar tek një sportel, ku ka kërkuar nga punëtorja t’i japë paratë nga arka.

Por, ky hajn që mbetet i paidentifikuar, është ndjekur nga roja i sigurimit, transmeton Telegrafi.

Pasi roja me jelek fluoreshent, nuk arriti ta ndalë e qëlloi me helmetë, derisa ai iku.


Policia dhe detektivët, janë vënë në kërkim të burrit me xhaketë të zezë, që nuk iu pa fytyra si duhet. /Telegrafi/