LAJMI I FUNDIT:

Mënyra unike e një babai për të argëtuar fëmijën

Mënyra unike e një babai për të argëtuar fëmijën

Zakonisht fëmijët kanë një dhomë me lodra, por ajo që dëshirojnë janë gjësendet shtëpiake, që në shumicën e rasteve janë të rrezikshme për ata.

Prindërit mundohen kot që t’iu gjejnë lodrat e preferuara, sepse ata kërkojnë diçka tjetër, transmeton Telegrafi.

Një baba ka gjetur një zgjedhje interesante, pa shkuar në dyqanin e lodrave.

Ai i ka vendosur në një panel shumë gjësende, me të cilat ka dëshirë të argëtohet fëmija i tij.


Në fotografi djaloshi shihet para shumë gjësendeve, rreth të cilave mund të angazhohet për orë të tëra.

Megjithatë ata që dëshirojnë të provojnë këtë lojë me fëmijët e tyre, iu rekomandohet të qëndrojnë gjatë tërë kohës afër. /Telegrafi/