Gjatë shtatzënisë, trupi juaj është njëkohësisht shtëpia dhe ushqimi i bebit,prandaj kujdesi për fëmijën kalon përmes kujdesit për veten.
Ky është një mësim i shkëlqyer që natyra i jep gruas për të mos harruar se do të jetë përgjithmonë kështu: Për një familje të shëndetshme dhe të bukur, është e rëndësishme që ju të kujdeseni të jeni vetë e shëndetshme dhe e bukur!
Me shtatzëninë trupi do të pësojë ndryshime për t’u përshtatur dhe për të prodhuar energji për të dy, prandaj shumë femra do të kenë mangësi kryesisht të acidit folik, zinkut dhe hekurit. Kështu jo vetëm që nuk do të arrini t’ia plotësoni nevojat fëmijës tuaj, por edhe do të shihni se si floku do t’ju bjerë, fytyra do të irritohet dhe të prodhojë akne, do të ndjeheni të lodhura, etj.
Në këto raste duhet t’i paraprini problemit duke filluar të merrni suplemente natyrale multivitaminash dhe mineralesh, që nga momenti që mësoni se jeni shtatzënë.
Suplementet do t’i japin një mbështetje të fuqishme ushqyerjes dhe zhvillimit të shëndetshëm të fëmijës, do ta forcojnë për ambientin që e pret pas lindjes dhe njëkohësisht do t’ju ndihmojnë që ndryshimet radikale të mos jenë të dukshme në pamjen tuaj estetike.
Shumë vajza, edhe pse jo shtatzëna, marrin vitaminat prenatale për shkak të efikasitetit të tyre në rritjen dhe forcimin e flokut, përmirësimin e lëkurës dhe shëndetit të përgjithshëm. Por mos mendoni se pas lindjes gjithçka është thjesht një fund i lumtur. Do të rizbuloni sërish sesi shëndeti dhe pamja juaj do të jenë të lidhura me atë te foshnjës.
Netët pa gjumë prej të qarave, shqetësimet për të kuptuar pse fëmija juaj grindet, vizitat e shpeshta te pediatri sa herë të ketë pak temperaturë, dhimbje barku apo viroza, do të lënë edhe te ju pasojat me një pamje të lodhur, me qese poshtë syve nga pagjumësia dhe shumë pak kohë për tu marr me veten.
Nëse i jepni fëmijës suaj probiotikë, do ta shpëtojnë nga diarreja, dhimbjet e stomakut, kapsllëku dhe sëmundje të tjera që janë të zakonshme në muajt e parë të jetës. Ato do t’ia bëjnë më të lehtë bebes të përshtatet me ambientin e ri të jetës dhe do të forcojnë sistemin e tij imunitar përgjithmonë, prandaj mos ja ndani të paktën për 3 vitet e para. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse duhet të vendosni sodë buke poshtë syve?
Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!
Çfarë nuk mund të ndryshojnë femrat kurrë te meshkujt
Ti je e dashura numër 2
Sa dhëmbë duhet të ketë fëmija një vjeç?
Mesazhet sekrete që mund të ndihmojnë fëmijët autikë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!