LAJMI I FUNDIT:

A do të jetë kjo pajisja e vitit në Android?

A do të jetë kjo pajisja e vitit në Android?

Është folur shumë gjatë për modelin e ri të pajisjes nga Xiaomi, përkatësisht Mi5, i cili me sa duket do të paraqitet në treg gjatë muajit të ardhshëm.

Xiaomi do ta mbajë një konferencë për media më 24 shkurt, për lansimin e modelit Mi 5.

Para pak kohësh është thënë se Xiaomi Mi5 do të vijë me ekranin prej 5.2” me Quad HD dhe procesorin Qualcomm Snapdragon 820.

Njëri variant i pajisjes besohet se do të vijë me 3GB RAM dhe 16GB memorie, ndërsa tjetri në 4GB RAM dhe 64GB memorie të brendshme.


Kamera e përparme e pajisjes do të vijë me 13MP për selfie, ndërkaq në pjesën e pasme do të jetë kamera me 16MP.

Xiaomi do ta bazojë modelin e ri të telefonit të saj në sistemin operativ të Google, Android 6.0 Marshmallow.

Prandaj, pyetja jonë është: a do të jetë kjo pajisja e vitit në Android?