LAJMI I FUNDIT:

Xiaomi Redmi 3 vjen me 12 janar

Xiaomi Redmi 3 vjen me 12 janar

Xiaomi është duke punuar në një grup pajisjesh të reja, duke përfshirë edhe modelet e famshme të linjës sikurse Mi 5 dhe Redmi 3.

Pas paralajmërimit të Mi 5, Xiaomi në rrjetet sociale kineze e ka konfirmuar se bashkë me të do të vijë edhe Redmi 3. Data e lansimit të pajisjes do të jetë 12 janari 2016.

Ende nuk dihen të gjitha detajet dhe specifikat për telefonin, por pritet që i njëjti të vijë me ekranin me diagonalen prej 5” në 1280 x 720 piksel.

Karakteristikat e tjera do të përfshijnë edhe procesorin octa-core me 2GB RAM dhe 16GB, si dhe portin për kartelën microSD, e cila mundëson zgjerimin e hapësirës.


Ndër të tjera do të jetë edhe kamera e pasme me 13MP, kamera frontale me 5MP, si dhe Android 5.1.1 Lollipop. (Telegrafi)