Edhe 11 muaj e amerikanët do të votojnë për presidentin e ri. Pavarësisht se kush do të jetë: Vendimi për këtë do të ketë ndikim global. Nëse fiton Hillary Clinton, atëherë SHBA do të vazhdojnë të paraqiten si një fuqi globale e rendit botëror, e Washingtoni do t’i realizonte interesat e veta në rast nevoje edhe me fuqinë ushtarake. Tek kandidatët republikanë varet se kush do të jetë në fund rivali i demokratëve. Disa kandidatë presidencialë kanë tendencën e izolacionizmit më shumë se Obama. Ky i fundit refuzon me këmbëngulje të dërgojë trupa tokësore në Siri. Një qëndrim që nuk pritet të ndryshojë në vitin 2016. Kështu, në Siri luftimet vazhdojnë, derisa palët në konflikt të binden se vetëm një kompromis politik e sjell paqen.
Pas disa dekadash angazhimi, Amerika po tërhiqet gjithnjë e më shumë në Lindja e Afërt. Të gjitha përpjekjet për të vendosur rendin e paqes dështuan. SHBA kanë “djegur” në këtë pjesë të botës shumë biliona para taksapaguesish amerikanë. Shumë amerikanë pyesin përse? Ndërkohë, amerikanët nuk janë më edhe aq të varur nga nafta e huaj: ata nxjerrin tani mjaftueshëm naftë. Në Lindjen e Afërt Washingtoni ndjek para së gjithash qëllime të politikës së sigurisë: Ai kërkon të dobësojë influencën e islamistëve. Në vitin 2016 si ai i ashtuquajturi “Shteti Islamik”, si al-Qaeda nuk kanë për t’u mposhtur përfundimisht. Prandaj, Obama ia lë këtë detyrë pasardhësit të tij. Ose pasardhësit të pasardhësit.
Kjo vlen edhe për negociatat e paqes të Izraelit me palestinezët. Presidenti amerikan ka humbur çdo shpresë për risjelljen e palëve në tryezën e bisedimeve. Marrëdhënia e Obamas me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu mbetet një marrëdhënie në krizë. Edhe në muajt e ardhshëm ata do ta injorojnë me mirësjellje njëri-tjetrin.
Të tensionuara do të mbeten edhe marrëdhëniet e SHBA-së me Rusinë. Presidenti amerikan u qëndron sanksioneve kundër Kremlinit. Në fund të fundit është Moska ajo që ka shkelur rendin evropian të paqes. Për demonstrimin amerikan të forcës kundrejt rusëve gëzohen sidomos ukrainasit, polakët dhe vendet baltike. Por, jo ekonomia gjermane. Ajo i vuan pasojat e sanksioneve, humbet miliarda. Kështu, qëndrimi ndaj Rusisë e përçan Perëndimin. Në vitin e fundit si president, Obamas po i mbaron koha. Prioritetet e tij janë marrëdhëniet më të mira me Iranin dhe Kubën. Por, regjimet autoritare në këto vende nuk ia bëjnë të lehtë. Armiqësia ndaj Amerikës ka ekzistuar për një kohë të gjatë në qëndrimin politik të Teheranit dhe Kubës.
Nuk dihet nëse Obama do t’ia dalë ta mbyllë Guantanamon. Këtë ai e premtoi pas zgjedhjes në vitin 2008, por deri më tani presidenti amerikan ka hasur në refuzimin e kongresit. Edhe për një iniciativë tjetër të presidentit Obama ka skepticizëm tek deputetët: Qëllimi i tij për ashpërsimin e ligjit për armët. Nuk pritet që Kongresi të miratojë një reformë të zgjeruar. Shumica e deputetëve amerikanë nuk duan ta kenë armik lobin e fuqishëm të armëve në këtë vit zgjedhor që sapo ka filluar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKlubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj