Përkundër problemeve të cilat janë në krijimin e Qeverisë së re dhe institucioneve të tjera, Autostrada “Arbën Xhaferi, e cila lidhë Kosovën me Maqedoninë nuk do të ndalet. Zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës (MI) dhe të Kompanisë “Bechtel & Enka” kanë thënë se janë duke punuar sipas planit dinamik të miratuar më herët.
Lah Nitaj, këshilltar në Ministrinë e Infrastrukturës (MI), ka thënë për Telegrafin se pavarësisht zhvillimeve politike në vend, autostrada për Shkup nuk do të ndalet. “Punimet janë duke vazhduar në autostradë, kompania e ka planin dinamik që është hartuar në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës më herët. Kompania e cila është duke i kryer punimet nuk është ankuar për ndonjë pengesë”, tha Nitaj.
Kurse, zëdhënësja e konsorciumit amerikano-turk “Bechtel & Enka”, Ela Ruçi ka konfirmuar për Portalin Telegrafi, se janë duke vazhduar punimet në autostradën “Arbën Xhaferi” që lidhë Kosovën me Maqedoninë.
Sipas saj, përveç punëve të paparapara janë duke u bërë edhe testime të ndryshme laboratorike. “Po punohet, po gërmohet, po mbushet, po bëhen testimet laboratorike, e shumë punë të tjera sipas planeve të punës”, ka treguar ajo.
Ruçi ka treguar se aktualisht është duke u punuar edhe në nyjën lidhëse të kësaj rrugë me autostradën Vermicë – Merdare. “Fokusi i konsorcioumi ‘Bechtel & Enka‘ është në nyjën lidhëse të Rrugës 7 me Rrugën R6 në dy drejtime”, tha ajo.
Ndërkaq në Ministrinë e Financave (MF), kanë treguar së kanë paraparë një shumë të konsiderueshme të mjeteve edhe me buxhetin e vitit 2014 për realizimin projektit të Autostradës “Arbën Xhaferi” Prishtinë – Hani i Elezit.
Për këtë projekt, sipas zyrtarëve në Ministrinë e Financave, për tre vite janë paparë 250 milionë euro. “Me Ligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2014, mjetet e ndara për Rrugën 6, respektivisht Autostradën Prishtinë-Hani i Elezit për vitin 2014 janë 49 milionë euro, kurse vlerësimet për vitet 2015 dhe 2016 për secilin vit janë në shumë prej 100 milionë euro”, është thënë në përgjigjet e Ministrisë së Financave për Telegrafin.
Ndryshe, konsorciumi “Bechtel & Enka” kishte fituar tenderin pwr këtë autostradë në janar të këtij viti duke ofruar çmimin prej 599,944,263 euro ndërsa konzororciumi italiano-turk “Cooperativa Muratori and Cementisti, C.M.C. di Ravenna & Dogus (CD)”, është renditur i dyti me ofertën financiare prej 756.060.580 euro.
Oferta e parë e konzorciumit fitues ka qenë 500 milionë euro nëse autostrada ndërtohet pa tunel, ndërsa nëse ndërtohet tuneli, “Bechtel & Enka” ka kërkuar 600 milionë euro. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDitët me fat kanë mbërritur në Neptun!
Proplus Call Center po vjen edhe në Gjilan!
Ekzaminime falas për kancerin e gjirit në Albi Mall më 12 dhe 13 tetor
Rënie e dukshme e konsumit të energjisë elektrike në veri të Kosovës pas fillimit të faturimit
FASAL paraqet inovacionet e reja në Global Albanian Gastronomy Festival
Interes i madh – stoku po shteron! Volvo xc90 me zbritje 20,000€ vetëm për pak blerës të mbetur!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit