Një raport historik i publikuar ditët e fundit nga Kombet e Bashkuara arrin në përfundimin se rritja ekonomike mund të nxitet nga masat kundër ndryshimit të klimës. Raporti u publikua në prag të takimit të nivelit të lartë të OKB-së për klimën më 23-shtator, që pritet të bashkojë 125 udhëheqës shtetesh me drejtues të biznesit dhe të shoqërisë civile.
Raporti mbështet me argumente ekonomike marrjen e masave të forta kundër ndryshimit klimatik. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-mun thotë se me nivelet aktuale rekord të gazeve ndotëse që shkaktojnë ndryshim klimatik, kjo nuk është rruga që bota duhet të ndjekë drejt mirëqenies.
“Kemi nevojë për një transformim strukturor në ekonominë globale. Ky raport argumenton për një model të ri, ku rritja ekonomike dhe masat për klimën përforcojnë njëra-tjetrën dhe tregon se si mund ta ndërtojmë këtë model”.
Raporti përqendrohet tek ndryshimet në tre fusha kryesore: qytetet, toka dhe energjia, thotë Felipe Calderon. Ish-presidenti i Meksikës kryeson Komisionin Global për Ekonominë dhe Klimën që përgatiti raportin.
“Ne vlerësojmë se këta tre sektorë do të kërkojë investime prej rreth 90 trilionë dollarësh gjatë 15 viteve të ardhshme. Ky nivel investimesh në vetvete është një mundësi e madhe për të ndryshuar të ardhmen”.
Calderon thotë se mënyra se si qeveritë do të administrojnë investimet e tyre në energji, transport dhe ushqim për popullatën në rritje të botës do të përcaktojë rritjen ekonomike, prodhueshmërinë dhe standardet e jetesës për të ardhmen. “Dhe ne nuk po sugjerojmë të ndajmë rritjen ekonomike prej kërkesës për energji. Ajo që po themi është se duhet të ndajmë rritjen ekonomike nga ndotja prej karbonit”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjermania ka shitur 50 mijë Bitcoin me çmimin prej 50 mijë eurosh për njësi në korrik
Një përbërës, qindra mundësi gatimi - Ky është sugjuku nga MEKA
Magjia e festave fillon në Albi Mall, ndezja e dritave bëhet më 15 nëntor
Çmimet e ulëta të derivateve në Petrol Company: Mit apo realitet?
Përveç Bitcoin, një tjetër kriptovalutë ka filluar të rritet pas zgjedhjeve në SHBA
ZRRE merr vendim që për sezonin 2024/2025 konsumatorët do të paguajnë njëjtë për ngrohje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ministri izraelit urdhëron përgatitjet për aneksimin e Bregut Perëndimor - vjen reagimi i parë
Kompanitë gjermane testuan javën 4-ditore të punës - zbulohen detaje të "rezultateve befasuese, por ndoshta jo bindëse"
Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca
Partnerja e befason Mevlanin në spektakël - i kumtohet lajmi që po bëhet baba për herë të parë
Besforti pas daljes nga Big Brother: Mundem edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh, vendimi ka qenë i padrejtë
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para