LAJMI I FUNDIT:

Mbështetje për projektet bujqësore të Mamushës

Mbështetje për projektet bujqësore të Mamushës

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi priti sot në një takim kryetarin e Komunës së Mamushës, Arif Bytyçi, me të cilin ka biseduar për Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2015, si dhe për mundësitë që ofron ky program për sektorët potencial të kësaj komune.

Me këtë rast, ministri Krasniqi e njoftoi kryetarin edhe për skemat e reja mbështetëse të këtij programi, në kuadër të cilave përfshihet edhe sektori i perimtarisë, në të cilin kjo komunë ka potencial të shtuar për të rritur nivelin e prodhimtarisë, e i cili sipas ministrit do të gjejë mbështetje të madhe si përmes granteve investive, ashtu edhe përmes pagesave direkte.

Ministri Krasniqi, theksoi se fushat e punuara të komunës së Mamushës dhe rezultati i fermerëve dhe shoqatave të kësaj ane në prodhimtarinë e perimeve, janë suksese të mëdha në fushën e bujqësisë, pasi që prodhimet e tyre po depërtojnë edhe në tregun e rajonit e më gjerë.


Ministri Krasniqi, ka konfirmuar gatishmërinë e tij për të thelluar bashkëpunimin me këtë komunë, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të sektorit të perimtarisë në këtë rajon.

Nga ana e tij, kryetari i Mamushës, Arif Bytyçi, e uroi ministrin për detyrën dhe e falënderoi për gatishmërinë për avancim të projekteve në këtë sektor. Bytyçi e njoftoi ministrin për sfidat dhe të arriturat e komunës në fushën e bujqësisë, dhe shprehi përkushtimin për të bashkëpunuar edhe më tej me këtë ministri, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Veteranët nga 1 janari marrin pension 204 euro, invalidët e UÇK-së me rritje nga 45 – 90 euro

Veteranët nga 1 janari marrin pension 204 euro, invalidët e UÇK-së me rritje nga 45 – 90 euro

Ekonomi
Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

CIAR Medical Clinic
Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!

Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!

Prishtina Ticket
Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Ekonomi
Nga 90 deri në 940 euro rritje, kështu do të duket skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së

Nga 90 deri në 940 euro rritje, kështu do të duket skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së

Ekonomi
Kalo në kategori