LAJMI I FUNDIT:

Gazprom shkurton 8 miliardë dollarë

Gazprom shkurton 8 miliardë dollarë

Kompania shtetërore ruse Gazprom, ka njoftuar se do të shkurtojë shpenzimet kapitale me 8 miliardë dollarë gjatë këtij viti.

Me çmimet e naftës të përgjysmuara gjatë 6 muajve të fundit, të ardhurat e kompanive të cilat operojnë në sektorin energjetik kanë rënë në mënyrë drastike. Nga ana tjetër Gazprom është goditur edhe nga tensionet mes Rusisë dhe Europës për shkak të krizës në Ukrainë, e cila mbetet dhe pika më e rëndësishme e tranzitit të gazit Rus drejt tregut europian.

Zyrtarë të Gazprom deklaruan se me uljen e shpenzimeve, në total gjatë vitit aktual ato do të kapin shifrën e 30 miliardë dollarëve. Ndërkohë, mes viteve 2010-2014 këto shpenzime përllogariteshin mesatarisht në 44 miliardë dollarë në vit. “Zhvillimet në tregjet ndërkombëtare shkaktojnë sfida të mëdha për kompaninë, dhe shkurtimi i shpenzimeve na lejon të mbajmë të njëjtin ritëm likuditeti”- ka deklaruar kreu i departamentit për financat dhe ekonominë.


Pavarsisht këtyre shpenzimeve, gjigandi Rus i gazit deklaron se diçka e tillë nuk do të ndikojë në ndërtimin e gazjellësve drejt Kinës, të cilat parashikohen të përfundojnë në fund të kësaj dekade. Kompania ndërkohë është përballur me një rënie të fitimeve prej 60%, në fitimet neto të tre mujorit të tretë të vitit të shkuar. Gjithsesi përfaqësues të Gazprom janë shprehur se diçka e tillë nuk ka ardhur për shkak të sanksioneve të vendosura nga perëndimi drejt Kremlinit.

Gazprom mbetet eksportuesi më i madh global i gazit natyror, i cili transportohet kryesisht nëpërmjet Europës, por edhe me dërgesa detare drejt Azisë. Kompania është aktive gjithashtu në sektorin e naftës dhe atë të energjisë. Kërkesa nga tregu aziatik pritet të mbajë të qëndrueshëm ndarjen e tregut, të paktën gjatë 15 viteve të ardhshme, duke kompensuar sadopak rënien e konsumit në Europë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Veteranët nga 1 janari marrin pension 204 euro, invalidët e UÇK-së me rritje nga 45 – 90 euro

Veteranët nga 1 janari marrin pension 204 euro, invalidët e UÇK-së me rritje nga 45 – 90 euro

Ekonomi
Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

CIAR Medical Clinic
Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!

Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!

Prishtina Ticket
Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Ekonomi
Nga 90 deri në 940 euro rritje, kështu do të duket skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së

Nga 90 deri në 940 euro rritje, kështu do të duket skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së

Ekonomi
Kalo në kategori