LAJMI I FUNDIT:

Bie importi

Bie importi

Dogana e Kosovës ka publikuar sot performancën e tremujorit të parë të këtij viti dhe po ashtu ka publikuar edhe krahasimet me vitin e kaluar sa i përket kësaj periudhe.

Në një komunikatë për media, Dogana tregon se gjatë këtyre tre muajve ka rënie të sasisë së mallrave të importuara, derisa ka një rritje të lehtë të vlerave importuese, kurse me rëndësi të cekët se mbledhja e taksave ka shënuar rritje.

“Në periudhën raportuese 2014 – 2015 për regjimin IM4 (import), pesha neto ka rënë prej 88,722,685.51 Kg apo shprehur në përqindje -12.61 për qind. Derisa taksat e mbledhura janë rritur. Gjatë periudhës raportuese 2014 – 2015 për të gjitha regjimet e importit, taksat kanë shënuar ngritje në shumë prej 3,394,737.06 ose shprehur në përqindje 2.08 për qind. gjatë vitit 2015 kemi mbledhjen e 166.5 milionë eurove derisa vitin e kaluar kishim 163.1 milionë euro”, thuhet në këtë komunikatë për media.


Po ashtu në këtë performancë janë përfshirë edhe kundërvajtjet doganore, të cilat gjatë këtij viti kanë arritur në numrin prej 263. Dogana thekson se numri i kundërvajtjeve është si rezultat i kontrolleve më të mira dhe efikase, të cilat bazohen në selektimin përmes riskut.

Në aspektin e luftimit të korrupsionit në tre muajt e parë të vitit Dogana ka pasur 15 raste të dyshimta, derisa në procedura disiplinore deri tani janë 23 oficerë doganor për shkelje të natyrave të ndryshme. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kurti: Paga më të larta e kushte më të dinjitetshme të punës, sigurisht – por, nuk figuron më parulla ‘duam punë’

Kurti: Paga më të larta e kushte më të dinjitetshme të punës, sigurisht – por, nuk figuron më parulla ‘duam punë’

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Sveçla tregon procedurat e reja për mallrat serbe që hyjnë nga Merdarja

Sveçla tregon procedurat e reja për mallrat serbe që hyjnë nga Merdarja

Ekonomi
Grupi “BesaBesë”: Qytetarët t’i bojkotojnë produktet e Serbisë

Grupi “BesaBesë”: Qytetarët t’i bojkotojnë produktet e Serbisë

Ekonomi
Kërkesa marramendëse për ofertat bombastike të Auto Mita!

Kërkesa marramendëse për ofertat bombastike të Auto Mita!

Auto Mita
Durrësi ende ofron ditë të ngrohta - Shijo pushime të këndshme me oferta për toke

Durrësi ende ofron ditë të ngrohta - Shijo pushime të këndshme me oferta për toke

Fafa Resort
Kalo në kategori