int(1) Aktori Duncan prezanton Rugovën para publikut britanik (Foto) - Telegrafi - Telegrafi Aktori Duncan prezanton Rugovën para publikut britanik (Foto) - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Aktori Duncan prezanton Rugovën para publikut britanik (Foto)

Aktori Duncan prezanton Rugovën para publikut britanik (Foto)

“Jam shumë i ngazëllyer që do ta vizitoj Kosovën me të cilin rast edhe do të shkruaj një artikull për ‘The Mail.’ Mezi po pres ti takoj miqtë e ri dhe ta eksplorj vendin i cili me siguri se shumë shpejt do të jetë një destinacion që patjetër duhet të vizitohet për ‘aventura vetë-udhërrëfyese’. Shkruan Peter Duncan në faqen e tij në Facebook ditën e djeshme, pra disa orë para udhëtimit në Kosovë.

Aktori, prezantuesi, publicisti dhe prodhuesi i dokumentarëve nga Britania e Madhe, Peter Duncan do të qëndrojë për vizitë dis ditë në Kosovë, më saktësisht në qytetin e Pejës.

Gjatë këtij qëndrimi në Rugovë ai do të eksplorojë Bjeshkët e Nemuna, në kuadër të bashkëpunimit të kompanisë së tij që merret me pakot turistike, me Komunën e Pejës dhe projektin PPSE të Swisscontact, projekt i cili ka për qëllim promovimin e paketave turistike nga rajoni malorë i ‘Bjeshkëve të Nemuna’ për tregun britanik.


avebntura 2

Duncan është një personalitetet i nivelit botëror i cili njihet për realizimin dhe udhëheqjen e emisioneve në gjigandin mediatik botërorë me bazë në Londër ‘BBC’ ku temat e emisioneve të tij kanë qenë të bazuara në aventurat natyrore dhe rekreacionet në natyrë në vende të ndryshme të botës si; Himalajet, Safari në Afrikë e deri tek pyjet e lagështa në Peru, dhe në këtë mënyrë jo vetëm duke i promovuar këto atraksione turistike, por edhe krijuar mundësi që tregu britanik edhe ai botërorë të njoftohet më tepër me ofertat dhe mundësitë për eksperienca avanturistike në këto destinacione.

avebntura 3

Artan Gashi, drejtor për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Pejës, ka thënë për media se janë bërë të gjitha përgatitjet për pritje sa më të mirë të aktorit dhe prezantuesit me famë botërore Peter Duncan.

Duke e parë regjionin malor të Bjeshkëve të Nemuna si destinacion i pazbuluar dhe si potencial i ri në tregun botëror në kuadër të paketave turistike të kompanisë së tij ‘Natural Adventure Company’, Duncan ka filluar të ofrojë edhe pako turistike me destinacion Kosovën, për tregun britanik.

avebntura 4

Gjatë qëndrimit të tij, ai do të realizojë udhëtime dhe përvoja të ndryshme në të gjithë territorin e Bjeshkëve të Nemuna për të përjetuar nga afër dhe në të njejtën kohë të realizojë disa artikuj të cilët pastaj do të botohen në gazetat prestigjioze dhe më të shitura në Britani të Madhe.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Qeveria paralajmëron largimin e UNMIK-ut nga përfaqësimi në CEFTA, Bislimi: Zhvillim shumë pozitiv, shpresoj që kjo frymë të bartet edhe në dialog

Qeveria paralajmëron largimin e UNMIK-ut nga përfaqësimi në CEFTA, Bislimi: Zhvillim shumë pozitiv, shpresoj që kjo frymë të bartet edhe në dialog

Ekonomi
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Mungesa e grave në tregun e punës, Mustafa thekson se kujdesi për fëmijët dhe të moshuarit është një nga arsyet

Mungesa e grave në tregun e punës, Mustafa thekson se kujdesi për fëmijët dhe të moshuarit është një nga arsyet

Ekonomi
Bislimi: Kosova mund të përfitojë 882 milionë euro nëse plotësohen reformat e dakorduara me KE-në

Bislimi: Kosova mund të përfitojë 882 milionë euro nëse plotësohen reformat e dakorduara me KE-në

Ekonomi
Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Ekonomi
Kalo në kategori