Komuna e Prishtinës ka hapur një konkurs për projektim arkitektonik të tezgave dhe tregjeve mobile në kryeqytet.
Shumë shpejt Prishtina do të bëhet me 9 pika në lokacione të ndryshme të tregjeve mobile, të cilat do të operojnë tri ditë në javë, shkruan sot “Koha Ditore”. Ndërkaq, nga këto tregje do të përfitojnë fermerët e Komunës së Prishtinës. Këta të fundit në vitin e parë nuk do të paguajnë asgjë për të shfrytëzuar tezgat.
Ky projekt është përkrahur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe i implementuar nga Komuna e Prishtinës në partneritet me IJQ “Gratë në Biznes” dhe OJQ “CEED Kosova”. Në ato tregje pritet të shiten prodhimet bujqësore dhe artizanale, me shumicë dhe pakicë nga prodhuesit dhe fermerët vendorë.
Në Komunën e Prishtinës kanë thënë se për këtë projekt komuna ka nënshkruar marrëveshje për bashkëfinancim me Zyrën e BE-së qysh në muajin dhjetor të vitit të kaluar.
Zëdhënësja e komunës, Miranda Mullafazliu-Bejta, ka bërë të ditur se ky projekt kap vlerën prej afro 480 mijë eurosh, prej të cilave 80 për qind e shumës financohet në formë granti nga BE-ja, ndërsa 20 për qind financohet nga Komuna e Prishtinës.
Sipas saj do të jenë 100 tezga për 9 tregje. “Tregjet mobile do të funksionojnë në 9 lokacione, në tri ditë të javës dhe lokacionet do të identifikohen nga komuna. Ato gjatë vitit të parë do të jenë pa pagesë për fermerët.
Nga projekti do të përfitojnë 1.200 fermerë”, ka shtuar Mullafazliu-Bejta. Ndërkaq, për fermerët, një projekt i tillë është shumë i mirëseardhur. Gani Dobratiqi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Bujqve të Prishtinës, ka thënë se është i bindur në suksesin e këtyre tregjeve.
“Më nuk do të kemi nevojë të shesim ilegalisht nëpër rrugë. Produktet do të jenë gjithmonë të freskëta dhe ne do të kemi vullnet të punojmë edhe më shumë”, është shprehur fermeri Feim Arifi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria paralajmëron largimin e UNMIK-ut nga përfaqësimi në CEFTA, Bislimi: Zhvillim shumë pozitiv, shpresoj që kjo frymë të bartet edhe në dialog
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Mungesa e grave në tregun e punës, Mustafa thekson se kujdesi për fëmijët dhe të moshuarit është një nga arsyet
Bislimi: Kosova mund të përfitojë 882 milionë euro nëse plotësohen reformat e dakorduara me KE-në
Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Haradinaj: Bashkëpunojmë me të gjithë, edhe me Listën Serbe, por për Kurtin kryeministër nuk bëjmë koalicion
Dani Carvajal mund të mos luajë më futboll
Joseph me mesazh për Serbinë: Jeni me fat që e keni fqinj Albin Kurtin e jo liderin e Hamasit
Historia e errët e vëllezërve Menendez - çfarë dihet për rastin që po bën bujë në internet pas serialit të Netflix?
Man United ka vendimin për të ardhmen e Ten Hag
Përplasje me Netanyahu? Pentagoni thotë se ministri izraelit i mbrojtjes ka shtyrë vizitën në Uashington