int(1) Drejtori i Vala-s me Stupcat – kartela në dorë për bashkatdhetarët - Telegrafi - Telegrafi Drejtori i Vala-s me Stupcat – kartela në dorë për bashkatdhetarët - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Vala-s me Stupcat – kartela në dorë për bashkatdhetarët

Drejtori i Vala-s me Stupcat – kartela në dorë për bashkatdhetarët

Drejtori Menaxhues i Vala-s, Agron Mustafa dhe tre anëtarët e grupit humoristik “Stupcat”, shpërndanë sot kartela dhuratë për bashkatdhetarët në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, pjesë e 50 mijë kartelave që Vala ka bërë dhuratë për bashkatdhetarët.

Bashkatdhetarët që jetojnë në Zvicër dhe Gjermani dhe që u kthyen sot në Kosovë përmes Aeroportit të Prishtinës, u befasuan këndshëm gjatë daljes prej terminalit të mbërritjes, kur takuan Drejtorin Menaxhues të Valas dhe treshen e grupit humoristik “Stupcat”, të cilët po dhuronin kartela/numra të Valas.
IMG_1168
Dhurimi i kartalave në këtë mënyrë të pazakonshme, dhe e cila zgjoi një interesim të madh, erdhi pasi Drejtori Menaxhues i Vala-s, Agron Mustafa, vendosi t’i bashkëngjitej fushatës së Ministrisë së Diasporës së Qeverisë së Kosovës, me moton “Ti je pjesë e Atdheut”. Fushta parasheh që krahas regjistrimit, bashkëtdhetarëve t’iu shpërndahen 50 mijë numra falas.

“Vala është edhe e bashkëtdhetarëve, sepse ata kanë një pjesë të rëndësishme në Kosovë, vendin ku kanë lindur apo kanë origjinën. Prandaj të presësh bashkatdhetarët dhe t’iu dhurosh numra pa pagesë, është një emocion ndryshe për mua, sepse dëshmon, përveç të tjerash, se ne nuk i kemi harruar kontributin e tyre”, tha i Vala-s, Agron Mustafa.


Sipas tij, dhurimi i këtyre numrave në Aeroport, është vetëm një pjesë e numrit prej 50 mijë sish që Vala ka dhuruar, ndërsa nëse ka kërkesa shtesë nga bashkatdhetarët, do të prodhohen numra të tjerë të rinj.

“Bashkatdhetarët mos të hezitojnë për të marrë numra. Janë dhuratë për ta nga shteti i Kosovës dhe Vala. Ju takojnë atyre. Kanë afat 13 mujor dhe kur të kthehen vitin tjetër, sërish do t’i kenë të njëjtit numra. Por jo vetëm në Aeroport, në çdo pikë kufitare apo pika të shitjes në gjithë territorin e Kosovës, ka numra për ta…për të gjithë”, deklaroi Mustafa.

Ndërsa aktori i mirënjohur i “Stupcave” Vedat Bajrami, i cili është bërë pjesë e fushatës së Valas, “Të gjithë po kthehen” dhe njëherit imazh i Vala-s, pohoi se takimi me bashkatdhetarët në Aeroport, është ndryshe nga ajo që i takon çdo herë, duke bërë performansa artistike së bashku me grupin, në vendet ku ata jetojnë e punojnë.

“Këta numra janë të gjithë për ju, ejani dhe merrni sa të doni, sepse Vala është e juaja….e jona dhe e Kosovës…Vala jeme, loçka jeme…”, ishte thirrja e Vedat Bajramit drejtuar bashkatdhetarëve.

Vala do të ofrojë 50 mijë numra falas për bashkatdhetarët, numra të cilët do të përmbajnë 500 megabajt internet të shpejtë 3G e 4G, 30 minuta në rrjetin Vala dhe në numrat fiks dhe 100 SMS. Pakoja quhet Diaspora. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Qeveria paralajmëron largimin e UNMIK-ut nga përfaqësimi në CEFTA, Bislimi: Zhvillim shumë pozitiv, shpresoj që kjo frymë të bartet edhe në dialog

Qeveria paralajmëron largimin e UNMIK-ut nga përfaqësimi në CEFTA, Bislimi: Zhvillim shumë pozitiv, shpresoj që kjo frymë të bartet edhe në dialog

Ekonomi
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Mungesa e grave në tregun e punës, Mustafa thekson se kujdesi për fëmijët dhe të moshuarit është një nga arsyet

Mungesa e grave në tregun e punës, Mustafa thekson se kujdesi për fëmijët dhe të moshuarit është një nga arsyet

Ekonomi
Bislimi: Kosova mund të përfitojë 882 milionë euro nëse plotësohen reformat e dakorduara me KE-në

Bislimi: Kosova mund të përfitojë 882 milionë euro nëse plotësohen reformat e dakorduara me KE-në

Ekonomi
Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Ekonomi
Kalo në kategori