Kosova ka hyrë në krizë energjetike. Vlera e prodhimit të këtij produkti nga termocentralet e Korporatës Energjetike të Kosovës është minimale dhe nuk mundëson furnizim të rregullt më energji, thonë zyrtarë të Distribucionit për Furnizim me Energji Elektrike, e njohur më shkurtesën (KEDS).
Zëdhënësi i KEDS-it, Guri Shkodra, për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se kjo situatë është krijuar pas ndërprerjes pa paralajmërim të prodhimit të energjisë nga njësia A4 të Termocentralit “ Kosova A”.
Aktualisht në Korporatën Energjetike të Kosovës, energji elektrike janë duke prodhuar vetëm dy njësi të termocentralit “Kosova B”, kurse pjesa e energjisë së nevojshme është duke u importuar.
Megjithatë, Guri Shkodra pohon se mundësia e importit është shumë e vogël, për shkak se edhe vendet e rajonit kanë mungesë të energjisë. “Jemi duke e bërë të pamundurën, që të sigurojmë sasi të mjaftueshme dhe të ketë furnizim të rregullt të energjisë elektrike, por kjo është shumë e vështirë sepse nuk ka energji elektrike. Të gjitha vendet në rajon kanë mungesë të energjisë elektrike dhe sigurojnë energjinë për vete. Do të thotë, është e pamundshme mundësia e importit të energjisë së mjaftueshme”, ka thënë Guri.
Ndryshe, Korporata Energjetike e Kosovës ( KEK), është përgjegjëse për prodhimin e energjisë elektrike.
Drejtori ekzekutiv për Shërbime në këtë korporatë, Edmond Nulleshi, për Radion Evropa e Lirë ka thënë se sfidat energjetike me të cilat Kosova është duke u ballafaquar janë momentale. “Për momentin KEK-u është duke prodhuar deri në 500 megavat energji orë për orë, nga dy njësi të termocentralit “Kosova B”. Përderisa në termocentralin “Kosova A”, ekipet janë duke punuar për tejkalimin e situatës se krijuar”.
“Sipas informacioneve që kemi, dy njësi të termocentralit “ Kosova A” pritet të kthehen në punë të hënën më 27 korrik”, tha Nulleshi.
Përveç mungesës së energjisë elektrike, qytetarët e Kosovës në këto temperatura të larta, po përballen edhe më mungesë të ujit të pijshëm.
Zëdhënësja e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Arieta Mjeku, ka thënë se ashpërsimi i reduktimeve të ujit të pijshëm po ndodh për shkak të keqpërdorimit nga persona të papërgjegjshëm, kryesisht në viset rurale.
Ajo ka treguar se fabrika e ujit “ Batllava” dhe ajo e “Badovcit”, janë duke punuar me kapacitet maksimal. “Pavarësisht kapaciteteve maksimale dhe rritjes se nivelit të ujit në të dyja liqenet, rritja e numrit të konsumatorëve çdo ditë e më shumë, i bënë të pamjaftueshme burimet e ujit që i kemi në dispozicion, sepse me të vërtetë uji është duke u keqpërdorur në sasi të madhe. Sidomos fshatrat e komunës së Podujevës dhe Prishtinës janë keqpërdoruesit më të mëdhenj”, thekson Mjeku.
Sidoqoftë, tash e një dekadë qytetarët e Kosovës vazhdimisht janë ballafaquar me mungesë të energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm, pavarësisht investimeve milionëshe që janë realizuar. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria paralajmëron largimin e UNMIK-ut nga përfaqësimi në CEFTA, Bislimi: Zhvillim shumë pozitiv, shpresoj që kjo frymë të bartet edhe në dialog
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Mungesa e grave në tregun e punës, Mustafa thekson se kujdesi për fëmijët dhe të moshuarit është një nga arsyet
Bislimi: Kosova mund të përfitojë 882 milionë euro nëse plotësohen reformat e dakorduara me KE-në
Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Haradinaj: Bashkëpunojmë me të gjithë, edhe me Listën Serbe, por për Kurtin kryeministër nuk bëjmë koalicion
Dani Carvajal mund të mos luajë më futboll
Joseph me mesazh për Serbinë: Jeni me fat që e keni fqinj Albin Kurtin e jo liderin e Hamasit
Historia e errët e vëllezërve Menendez - çfarë dihet për rastin që po bën bujë në internet pas serialit të Netflix?
Man United ka vendimin për të ardhmen e Ten Hag
Përplasje me Netanyahu? Pentagoni thotë se ministri izraelit i mbrojtjes ka shtyrë vizitën në Uashington