Të drejtat e punëtorëve në sektorin privat vazhdojnë të shkelen nga punëdhënësit e tyre. Keqtrajtimi i punëtorëve është shtuar sidomos gjatë sezonit të verës ku lokale të shumta, qendra tregtare, por edhe kompani ndërtimore kanë zgjatur orarin e punës, kurse punëtorët nuk paguhen për punën jashtë orarit.
Këto shqetësime vazhdimisht i ka ngritur Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, por së fundi edhe disa deputet të Kuvendit të Kosovës, kanë kërkuar nga ministri i Punës në Qeverinë e Kosovës, që të ketë një kontroll më të rreptë në sektorin privat.
Xhevahire Izmaku, deputete në Kuvendin e Kosovës nga Partia Demokratike, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se me 220 euro pagë mujore, punëtorët po keqtrajtohen duke punuar me vetëm një ditë pushim në dy javë pa ndërprerë.
“Shefat e tyre, konkretishtfjala është për punëtorët në markete të mëdha, kanëmarrë urdhër që ata të cilët nuk dëshirojnë të punojnë duhet të largohen, por të tjerët janë paralajmëruar se do të punojnë dy javë me vetëm një ditë pushim. Po ashtu, orari i tyre i punës është i stërzgjatur deri në orën 24:00. Shumica e punëtorëve nuk kompensohen për punën jashtë orarit”, thekson Izmaku.
Si shqetësim tjetër, Izmaku paraqet edhe mosndërprerjen e punëve të kompanive ndërtimore në temperatura të larta deri rreth 40 gradë celsius, ku rrezikohet shëndeti i punëtorëve.
“Në këtë drejtim shqetësime ka edhe për punëtorët në sektorin e ndërtimtarisë. Kosova po përballet më temperatura deri në 40 gradë celsius dhe ata pa ndërprerë punojnë.Unë konsideroj se Inspektorati i Punës, ndoshta për shkak të pamundësisë që e ka me numrin e vogël të inspektorëve,nuk është duke e kryer si duhet punën e vet”, thekson Izmaku.
Edhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusf Azemi, që funksionon në kuadër të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, (BSPK ),ka thënë se deri sa punëtorët heshtin për diskriminimet, për shkak të vështirësive për të gjetur punë tjetër, autoritet kompetente po heshtin keqtrajtimet për shkak të interesave që kanë me kompanitë private.
Ai ka thënë se 85 për qind e punëtorëve të sektorit privat nuk i gëzojnë të drejtat e dala nga Ligji i Punës dhe Kontrata Kolektive.
“Nëse në Kosovë zbatohet vetëm 15 për qind e Ligjit e të Punës , unë do të isha shumë i lumtur. Ne kemi punëtorë në kompani të ndryshme që nuk e dinë se çka është pushimi vjetor, e mos të flasim për pushim mjekësor“, tha Azemi për Radion Evropa e Lirë.
Në anën tjetër, zyrtarë të Inspektoratit të Punës në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, disa herë kanë deklaruar se realizojnë inspektime dhe kompanitë që nuk zbatojnë Ligjin e Punës, gjobiten deri në 35 mijë euro.
Ndryshe në sektorin privat llogaritet se punojnë mbi 220 mijë persona, me një pagë mesatare prej 349 euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria paralajmëron largimin e UNMIK-ut nga përfaqësimi në CEFTA, Bislimi: Zhvillim shumë pozitiv, shpresoj që kjo frymë të bartet edhe në dialog
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Mungesa e grave në tregun e punës, Mustafa thekson se kujdesi për fëmijët dhe të moshuarit është një nga arsyet
Bislimi: Kosova mund të përfitojë 882 milionë euro nëse plotësohen reformat e dakorduara me KE-në
Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Haradinaj: Bashkëpunojmë me të gjithë, edhe me Listën Serbe, por për Kurtin kryeministër nuk bëjmë koalicion
Dani Carvajal mund të mos luajë më futboll
Joseph me mesazh për Serbinë: Jeni me fat që e keni fqinj Albin Kurtin e jo liderin e Hamasit
Historia e errët e vëllezërve Menendez - çfarë dihet për rastin që po bën bujë në internet pas serialit të Netflix?
Man United ka vendimin për të ardhmen e Ten Hag
Përplasje me Netanyahu? Pentagoni thotë se ministri izraelit i mbrojtjes ka shtyrë vizitën në Uashington