int(1) Bytyqi: Qeveria me TVSH po vjelë qytetarët - Telegrafi - Telegrafi Bytyqi: Qeveria me TVSH po vjelë qytetarët - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi: Qeveria me TVSH po vjelë qytetarët

Bytyqi: Qeveria me TVSH po vjelë qytetarët

Anëtari i Kryesisë së Nisma-s për Kosovën, Shyqiri Bytyqi ka thënë se me rritjen e normës së TVSH për shumicën e artikujve nga 16 për qind në 18 për qind, si dhe disa artikuj elementare nga 0 TVSH në 8 për qind , Qeveria e Kosovës do të arrijë të vjelë më shumë TVSH, nga qytetarët e Kosovës për rreth 40 milionë.

Ndërsa, ulja e shkallës së TVSH për disa artikuj elementare nga 16 për qind në 8 për qind,sipas tij, do të ketë zvogëlim në vjeljen e TVSH-së për 15 milionë.
Ai ka shkruar se qytetarët pas një kohe të shkurtër do ta ndjeni koston e rreth 40 milionë eurove më shumë si efekt i ndryshimit të ligjit të TVSH-së.

“Qeveria e quan një te arritur te madhe te përshkallëzimit te TVSh si një lehtësim për te ber biznesi dhe lehtësim te jetesë se qytetari sepse për disa artikuj elementare qenka ulur norma e TVSH nga 16 për qind ne 8 për qind”.


Sipas tij, për shumicën e artikujve është bërë rritja e TVSH-së nga 16 në 18 për qind. “Ndikimi në përshkallëzimit e TVSH-së në formën siç është bërë, rritja e normës se TVSH për shumicën e artikujve nga 16 për qind ne 18 për qind, si dhe disa artikuj elementare nga 0 TVSH ne 8 për qind TVSH, Qeveria e Kosovës do të arrijë të vjelë nga TVSH-ja rreth 55 milionë euro, ndërsa ulja e shkallës së TVSH për disa artikuj elementare nga 16 për qind në 8 për qind, do të ketë zvogëlim në vjeljen e TVSH-se për 15 milionë, pra qytetarët pas një kohe të shkurtër do ta ndjeni koston e rreth 40 milionë eurove më shumë si efekt i ndryshimit të ligjit të TVSH-së”, ka shkruar Bytyqi.

Ndërkaq për faljen e borxheve, sipas tij, është tendencë që një dështim në të kaluarën me përkthyer si sukses në të tashmen. “Nuk kemi të bëjmë me faljen e detyrimeve tatimore deri në fundin e vitit 2008 sepse këto borxhe tashme janë bërë ligjërisht të pa mbledhshmi për Qeverinë. Bazuar ne Ligjin Nr. 03/L-222 Për Procedurat dhe Administratën Tatimore përkatësisht neni 33 pika12. Barra tatimore e përshkruar në paragrafin 1. të këtij neni përfundon gjashtë (6) vite nga data e vlerësimit dhe obligimi tatimor më nuk do të jetë i mbledhshëm pas asaj date “, ka thënë Shyqiri Bytiqi nga NISMA. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Ekonomi
Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
Kalo në kategori