int(1) Thahen banorët “Arbërisë”, dy javë pa ujë të pijshëm - Telegrafi - Telegrafi Thahen banorët “Arbërisë”, dy javë pa ujë të pijshëm - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Thahen banorët “Arbërisë”, dy javë pa ujë të pijshëm

Thahen banorët “Arbërisë”, dy javë pa ujë të pijshëm

Lagja “Arbëria” ish-Dragodan, është njëra nga lagjet më të mëdha në kryeqytet, por banoret që jetojnë në një pjesë të kësaj lagje janë duke e hequr të zinjtë e ullirit sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm. Banorët e një pjesë të kësaj lagje, respektivisht të rrugës “Gjergj Balsha”, thonë se gjatë dy javëve të fundit vetëm dy orë janë furnizuar me ujë të pijshëm.

Njëri nga banorët ka thënë për Telegrafin se mungesa e ujit ka filluar ta rrezikojë seriozisht shëndetin e banorëve të kësaj pjesë të “Arbërisë”.

“Ju lusim të na ndihmoni për ta bërë publik rastin e lagjes tonë, fjalën e kemi për çmendurinë që po na bën ujësjellësi ’Prishtina’. Këtu seriozisht po rrezikohet shëndeti i banorëve”, ka theksuar ky qytetar për Telegrafin.


Ndërsa, Ilir Abdullahu, nga KUR “Prishtina”, ka thënë për Telegrafin se situata jo e mirë sa i përket furnizimit me ujë të pijes në rrugën “Gjergj Balsha”, në lagjen “Arbëria” ka ardhur si rezultat i keqpërdorimeve të ujit në zonat e ulëta të furnizimit, dhe si pasoja ai thotë se konsumatorët e kësaj pjese dhe vet kompania po përballur me një situatë të pavolitshme.

Avdullahu ka theksuar se garantojnë se nga mesi i javës që lamë pas e deri më tani, situata ka shkuar drejt përmirësimit, dhe tash banorët e kësaj pjese për çdo ditë, në orët e hershme të mëngjesit, furnizohen me ujë të pijes.

“Zona e Arbërisë, fshatit Shkabaj, lagja Gjini, lagja Kodra e Trimave kanë sistem të përbashkët furnizimi, me stacion të pompimit, ku regjimi i punës është nga ora 03:12 dhe nga ora 16:22. Për shkak të sipërfaqes së madhe të terrenit, shtoja këtu edhe faktin që konsumatoret në këtë zonë banojnë nëpër shtëpi private dhe kemi një prezencë të kopshte për fëmijë, në kohën e rritjes së temperaturave, rritet edhe numri i keqpërdoruesve të ujit të pijshëm”, tha Abdullahu.

Ai ka sqaruar se ka biseduar me konsumatorët në rrugën “Gjergj Balsha”, dhe tani sipas tij, këta banorë furnizohen me ujë në orët e hershme të mëngjesit.

Për më shumë për orarin dhe kohen e reduktimeve kliko këtu:http: //kur-prishtina.com/new/?p=1984 /B.Devolli/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Ekonomi
Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
Kalo në kategori