int(1) FMN paralajmëron Eurozonën për krizën ekonomike - Telegrafi - Telegrafi FMN paralajmëron Eurozonën për krizën ekonomike - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

FMN paralajmëron Eurozonën për krizën ekonomike

FMN paralajmëron Eurozonën për krizën ekonomike

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka paralajmëruar mbi gjendjen ekonomike të së ardhmes në Eurozonë. Sipas një njoftimi të gazetës Guardian, FMN në raportin më të fundit ka shprehur shqetësime mbi krizën financiare në Greqi, nivelin e lartë të papunësisë në Eurozonë dhe përpjekjet e sistemit bankar për tu përballur me krizën financiare në të ardhshme dhe sidomos me rënien ekonomike në Eurozonë.

Paralajmërimet e FMN vijën në kohën kur përfaqësuesit e Trojkës kanë mbërritur që të hënën në Athinë dhe menjëherë kanë nisur negociatat me palën greke për programin e ri të shpëtimit me vlerë 86 miliardë euro.

Lajmin e konfirmoi Komisioni Europian, duke hedhur kështu poshtë raportimet e mediave greke dhe ndërkombëtare se bisedimet do të mund të fillonin vetëm të martën për shkak një ngërçi mes palëve për detajet teknike të takimit.


Megjithatë, e përditshmja greke Ekathimerini, citon një zyrtar të qeverisë helene që mohon të kenë nisur bisedimet, duke ngritur edhe më tepër hije dyshimi për mbarëvajtjen e takimeve mes palëve, që pritej të ishin të nxehta.

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Mina Andrejeva tha gjithashtu se priten më tepër reforma nga Athina për të lejuar disbursimin së më të shpejtë të paktës së shpëtimit, por edhe kjo pikë është kundërshtuar nga qeveria, sipas të cilës nuk ka asnjë kusht tjetër përveç atyre të rëna dakord nga kryeministri Tsipras me liderët e eurozonës, dhe të votuara në parlament më 15 dhe 22 korrik. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Ekonomi
Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
Kalo në kategori