int(1) Qeveria greke nis negociatat me kreditorët ndërkombëtarë - Telegrafi - Telegrafi Qeveria greke nis negociatat me kreditorët ndërkombëtarë - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Qeveria greke nis negociatat me kreditorët ndërkombëtarë

Qeveria greke nis negociatat me kreditorët ndërkombëtarë

Qeveria greke fillon sot negociatat me kreditorët, me synim arritjen e marrëveshjes për paketën me vlerë 86 miliardë euro.

Nga ana e kreditorëve ndodhen në kryeqytetin grek 54 ekspertë nga Komisioni Europian, Banka Qendrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, që do të zhvillojnë bisedime me përfaqësues të qeverisë greke. Bisedimet do të zhvillohen në një hotel në qendër të kryeqytetit, pavarësisht se në fillim ishte sugjeruar zona e aeroportit të Athinës, transmeton ABC News.

Ndërkaq, ende pa filluar mirë bisedimet është shënuar edhe përplasja e parë, lidhur me reformat e tjera që duhet të miratojë qeveria greke. Komisioni europian deklaroi të hënën se Athina duhet të marrë edhe masa të tjera, para se të fillojë disbursimi i kësteve të kredisë së re.


“Priten më shumë reforma nga autoritetet greke për t’u mundësuar disbursimi i fondeve nga ESM (Mekanizmi Europian i Stabilitetit), deklaroi në Bruksel Mina Andreeva, zëdhënëse e Komisionit Europian.
Andreeva sqaroi se reformat që u miratuan nga parlamenti grek, ishin si kusht vetëm për të filluar negociatat.
Por qeveria greke kundërpërgjigjet se marrëveshja e liderëve nuk parashikonte edhe një paketë të tretë reformash. Sipas burimeve mediatike, në reformat e pritshme që paralajmëroi Komisioni Europian, janë ato për unifikimin e fondeve të sigurimeve shoqërore, tatimi i fermerëve, fondi i ri i privatizimeve, etj.

Votimi i një pakete të tretë reformash konsiderohet një “mision i pamundur” nga ana e qeverisë Tsipras, në kohën që në dy votimet e para u distancuan më shumë se 30 deputetë të SYRIZA-s, duke i rrezikuar seriozisht maxhorancën qeveritare kryeministrit aktual grek. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Ekonomi
Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
Kalo në kategori