Në vjeshtë do të filloj jetësimi i Fondi për punësim dhe zhvillim ekonomik. Në kuadër të këtij fondi që tashmë mbetet një nga prioritetet kryesore të qeverisë, parashihet themelimi i institucionit financiar, ku për 6 vitet e ardhshme qeveria pretë efekte deri në 360 milion euro.
Këtë e ka bërë të ditur këshilltari i kryeministrit, Sokol Havolli sot në Odën Ekonomike të Kosovës, ku kjo e fundit ka prezantuar një analizë mbi indikatorët matës të tendencës në biznes në tre mujorin e dytë të këtij viti.
“Ka pasur hapa shumë konkret në këtë drejtim jeni të informuar që para disa ndoshta para një muaji në qeveri është aprovuar koncept dokumentin për fondin për garantimin e kredive në Kosovës i cili tash veç pritet të formatizohet edhe nëpërmjet projektligjit për fondin për garantimin e kredive. ku do të themelohet institucioni i cili do të bëjë garantimin e kredive deri në 50 për qind të principalit nëpërmjet fondit për garantimin e kredive gjatë një periudhe gjashtë vjeçare pritet që të arrihet një efekt në ekonomi prej 360 milion euro investime të reja”, tha Havolli.
Ai po ashtu tha se ky fond do të jetësohet gjatë vjeshtës. “Fondin për investim edhe për punësim pritet të dërgohet në qeveri gjatë vjeshtës ku edhe do të parashihen edhe shtylla tjera se si do të funksionoj fondi për investime dhe për punësime dhe natyrisht ne përmes kësaj synojmë edhe sektorët e prodhimit të fillojnë me trendë pozitive në paraqitjen e gjendjes së tyre edhe në rritjen e tyre”, tha Havolli.
Me këtë Rast Safet Gërxhaliu ka prezantuar barrierat kryesore me të cilat ballafaqohen bizneset si dhe progresin në disa fusha. Ky i fundit ka thënë se si barrierë kryesore mbetet mungesa e energjisë elektrike, mungesa e parasë kesh, normat e larta të kredive e tjera.
Gërxhaliu, tha se të gjitha këto po ndikojnë edhe në krijimin e vendeve të reja të punës. “Në qoftë se mendohet krijimi i vendeve të reja të punës por po e shihini që një barrierë kryesore është mungesa e keshit edhe e pagimit të obligimeve mes kompanive në aspektin intern. Ju po e shihni që paraja e Kosovës eksportohet e gatshme me import dhe mbetet shumë pakë para e gatshme që të jetë në funksion të sektorit privat dhe të përmbushjes së obligimeve interne . Besoj mu nga kjo del edhe ajo përqindja që krahas kamatave të larta bankare duhet të hulumtohen edhe forma tjera alternative për të mbështetur sektorin privat dhe vërtet ky sektor krrucial ose substancial për zhvillimin ekonomik të Kosovës të jetë prioritet”, tha Gërxhaliu.
Ai po ashtu ka prezantuar rekomandimet e që sipas tij janë përmirësimi i energjisë elektrike me çmim të përballueshëm kosto të përballueshme të financimit, stimulimin e prodhimit .
Po ashtu sipas OEK , në tre mujorin e dytë të 2015-ës përqindja e bizneseve që e konsiderojnë situatën aktuale të kënaqshme ka shënuar rritje krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, respektivisht gjendja është përmirësuar për 6 për qind, respektivisht nga 29 për qind sa ishte në tre mujorin paraprakë 22 për qind.
Ndërsa sipas kësaj analize të ODEK, si pengesa kryesore të bërit biznes janë mungesa e mjeteve financiare,kamatat e larta , vështirësi në marrjen e kredive tjera. /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInformata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u
Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Haradinaj: Bashkëpunojmë me të gjithë, edhe me Listën Serbe, por për Kurtin kryeministër nuk bëjmë koalicion
Dani Carvajal mund të mos luajë më futboll
Joseph me mesazh për Serbinë: Jeni me fat që e keni fqinj Albin Kurtin e jo liderin e Hamasit
Historia e errët e vëllezërve Menendez - çfarë dihet për rastin që po bën bujë në internet pas serialit të Netflix?
Man United ka vendimin për të ardhmen e Ten Hag
Përplasje me Netanyahu? Pentagoni thotë se ministri izraelit i mbrojtjes ka shtyrë vizitën në Uashington