int(1) Banka Botërore e shqetësuar për çmimin e lartë të energjisë nga “Kosova e Re” - Telegrafi - Telegrafi Banka Botërore e shqetësuar për çmimin e lartë të energjisë nga “Kosova e Re” - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Banka Botërore e shqetësuar për çmimin e lartë të energjisë nga “Kosova e Re”

Banka Botërore e shqetësuar për çmimin e lartë të energjisë nga “Kosova e Re”

Banka Botërore (BB), ka identifikuar disa të meta në projektin energjetik “Kosova e Re”. Vërejtjet nisin nga mënyra e tenderimit në dy faza, niveli i lartë i IRR-së (norma e brendshme e kthimit) e deri tek mënyra dhe koha e llogaritjes së IRR-së.

Këto vërejtje të tjera të bëra nga një ekip i Bankës Botërore, që ka qëndruar në Kosovë, kanë pasur si qëllim final frikën nga çmimi i lartë i energjisë elektrike që mund të dalë nga ky termocentral, shkruan Koha Ditore.

Aktualisht siç janë duke ecur punët, ky institucion financiar beson se marrëveshja për ndërtimin e këtij termocentrali nuk është e përshtatshme për Kosovën, pasi qytetarët nuk do të mund t’i përballojnë çmimin e energjisë elektrike.


Një nga shqetësimet e Bankës Botërore që iu është prezantuar qeveritarëve ka qenë mungesa e informatave për koston finale të projektit. Ky institucion beson që kostoja finale mund të jetë shumë më e lartë sesa që mendohet aktualisht nga personat e përfshirë në projekt. Kjo kosto e lartë do të prodhojë çmim të papërballueshëm të energjisë elektrike që do të dalë nga “Kosova e Re”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Ekonomi
Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
Kalo në kategori