int(1) Projektligji që rrit nivelin e shpenzimit të parasë publike - Telegrafi - Telegrafi Projektligji që rrit nivelin e shpenzimit të parasë publike - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Projektligji që rrit nivelin e shpenzimit të parasë publike

Projektligji që rrit nivelin e shpenzimit të parasë publike

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, ka zhvilluar mbledhjen e 40-të. Gjatë mbledhjes, Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës.

Ky projektligj, ka për qëllim që të rregullojë organizimin, funksionimin dhe kompetencat e Auditorit të Përgjithshëm dhe Zyrës së Kombëtare të Auditorit të Përgjithshëm në Republikën e Kosovës për auditimin e fondeve publike, ekzekutimin e buxhetit, përdorimin dhe qeverisjen me burimet publike. Ky projektligj ndikon në ngritjen e nivelit të shpenzimit të parasë publike. Kjo do të reflektojë edhe në rritjen e nivelit të sundimit të ligjit në Kosovë. Projektligji synon të rritë nivelin e transparencës në funksionimin e Auditorit të Përgjithshëm si dhe do të harmonizojë definicionet e vjetruara me standardet ndërkombëtare.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria ka miratuar vendimin për t’i rekomanduar Presidentes së Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit ministrit të Financave për nënshkrimin e marrëveshjes ndërkombëtare për bashkëpunim financiar me Qeverinë Federale të Republikës së Gjermanisë.


Janë aprovuar edhe nismat për lidhjen e marrëveshjeve për bashkëpunim kulturor ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Italisë, Zvicrës si dhe Malit të Zi.

Kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për aprovimin e projektit të dorëzuar nga Këshilli Britanik për ndarjen e mjeteve financiare për sigurimin e këshillave ligjore dhe shërbimeve të ndërlidhura të diplomacisë publike, për përgatitjen e dokumentacionit dhe proceduarave tjera përcjellëse për aplikim dhe anëtarësim si dhe mbarëvajtje të procesit të Stabilizim-Asociimit me BE-në, anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe në UNESCO, si dhe për anëtarësimin e Kosovës në agjencitë tjera ndërkombëtare e njohjen nga shtetet tjera.

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, në bazë të aprovimit të Kuvendit më datë 16 korrik 2015, për finalizimin e punimeve në ndërtimin e tri shkollave të mesme në Prizren, Ferizaj dhe Podujevë.

Qeveria ka miratuar edhe koncept dokumentin për Profesionet e Rregulluara, ku përcaktohen kriteret për ushtrimin e disa profesioneve të rëndësishme që lidhen me mbrojtjen e interesit publik, të sigurisë publike dhe të shëndetit, duke respektuar parimin e shqyrtimit të pavarur dhe autonominë e profesionistëve, mbrojtjen dhe garantimin e standardeve për disa profesione të rëndësishme, në mënyrë që ushtrimi i tyre të bëhet prej personave të kualifikuar që plotësojnë kushtet dhe kriteret e parashikuara me legjislacionin në fuqi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Ekonomi
Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
Kalo në kategori