int(1) Qeveria premton rritje ekonomike prej 3% - Telegrafi - Telegrafi Qeveria premton rritje ekonomike prej 3% - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Qeveria premton rritje ekonomike prej 3%

Qeveria premton rritje ekonomike prej 3%

Qeveria e Kosovës pret që rritja ekonomike në vitin 2015 të jetë rreth 3 për qind. Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka thënë se ky është parashikimi më pesimist. Nëse do të vërehen efektet e pakos së re fiskale, ai thotë se rritja mund të jetë edhe më e lartë.

“Nëse do t’i ndiejmë shpejt efektet e kësaj pakoje fiskale mendoj që do të shkojë përtej kësaj”, ka thënë ai, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ministri i Financave pret që në vitin 2016 ekonomia të rritet në një përqindje dukshëm më të lartë se ajo që pritet të jetë në vitin aktual.


“Përfundimisht vitin e ardhshëm pres të kemi kapërcim të madhe të rritjes ekonomike me këto projekte zhvillimore që i përmenda më herët”, ka thënë ai.

Edhe Banka Qendrore e Kosovës pret që rritja ekonomike e vitit 2015 të jetë më e lartë se ajo e vitit paraprak.

“Sa i përket vitit 2015, pritet që ekonomia e Kosovës të përshpejtojë ritmin e rritjes”, thuhet në raportin e BQK-së për stabilitetin financiar, i cili është publikuar të martën.

Aty janë dhënë edhe faktorët që pritet të ndikojnë në rritjen ekonomike, por edhe faktorët që do të kenë ndikim negativ, siç është niveli i ulët i eksporteve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Ekonomi
Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
Kalo në kategori