Minatorët e kombinatit metalurgjik “Trepça”, kanë paralajmëruar vazhdimin e grevës së pezulluar në fund të muajit janar të këtij viti.
Qazim Jashari, drejtor i minierës me flotacion “Trepça” në Stantërg të Mitrovicës, për Radion Evropa e Lirë ka treguar se i kanë dërguar një kërkesë kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, që deri më 1 gusht të ndërmerret ndonjë veprim lidhur me zgjidhjen e statusit të Trepçës.
Në të kundërtën, Jashari thotë se greva e minatorëve do të vazhdojë. “Dihet mirë se ka qenë një grevë në janar; greva vetëm është pezulluar dhe mund të ndodh që minatorët të hyjnë në grevë, sepse po kërkojnë zgjidhjen e statusit të Trepçës, të miratohet Ligji për Trepçën, të zhbllokohet dhe të zhvillohet Trepça, sepse neve na ka ngufatur Agjencia Kosovare e Privatizimit”, ka thënë Jashari.
Ai thotë se me zgjidhjen e statusit të Trepçës, do të mundësohet edhe rritja e prodhimit, rrjedhimisht edhe rritja e pagave te minatorëve, të cilët po kërkojnë që rritja të jetë 10 për qind.
Paga mesatare e minatorëve, sipas Jasharit është rreth 520 euro në muaj.
Ndryshe greva e mbajtur për tre ditë radhazi në muajin janar ku minatorët kanë qëndruar në horizontin e tetë, ishte pezulluar me vendimin që brenda pesë muajsh Qeveria e Kosovës të miratojë Ligjin për Ndërmarrjet Publike, në mënyrë që Trepça të shndërrohet në pronë të Qeverisë së Kosovës.
Kompleksi metalurgjik “Trepça” që gjendet në Mitrovicë është ndërmarrje shoqërore, që menaxhohet nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, kurse kërkesa e punëtorëve që kjo ndërmarrje të shndërrohet në ndërmarrje publike, mundëson kalimin e saj nga AKP-ja te Qeveria e Republikës se Kosovës.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, ka treguar se autoritetet kompetente gjatë kësaj periudhe kanë marrë disa veprime. Sipas tij, nevojiten edhe disa muaj konsultime për përpilimin e strategjisë, e pastaj Ligji për Trepçën.
“Kemi filluar konsultimet me dy-tre kompani të huaja që janë lidere botërore në fushën e industrisë minerale, kemi marrë praktikat më të mira në botë, qysh zgjidhet menaxhmenti, trajtimi i minierave, e më pas të përpilohet Ligji. Këto janë veprimet për të cilat na duhen edhe disa muaj konsultime, mandej të përgatitet strategjia dhe ligji”, tha Abrashi.
Ekspertë për çështje ekonomike konsiderojnë se prioritetet politike po zënë vendin e parë, kështu që edhe gjatë funksionimit të qeverisë së re, nuk ka pasur ndonjë diskutim për kombinatin metalurgjik “Trepça”.
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, thotë se potencialet minerale duhet të aktivizohen dhe të vihen në zhvillimin ekonomik.
Por, sipas tij, mënyra më e duhur për funksionimin e kombinatit është privatizimi apo koncesionimi i kompleksit. “Ne do të donim të shihnim një përfshirje më të madhe të kapitalit privat në këtë ndërmarrje, pasi besojmë se kjo është e ardhmja e Trepçës. Çdo diskutim i Trepçës duhet të jetë në këtë frymë. Pa përfshirjen e kapitalit privat në këtë ndërmarrje pasi kjo është mënyra e vetme për zhvillimin e Trepçës“, thekson Zeka.
Gjiganti metalurgjik “Trepça”, ka qenë nën moratoriumin e vendosur nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme.
Kjo Dhomë kishte marrë vendim që “Trepçën” ta çojë në likuidim nga data 2 shkurt 2015, arsye kjo për veprime të shpejta të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInformata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u
Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Haradinaj: Bashkëpunojmë me të gjithë, edhe me Listën Serbe, por për Kurtin kryeministër nuk bëjmë koalicion
Dani Carvajal mund të mos luajë më futboll
Joseph me mesazh për Serbinë: Jeni me fat që e keni fqinj Albin Kurtin e jo liderin e Hamasit
Historia e errët e vëllezërve Menendez - çfarë dihet për rastin që po bën bujë në internet pas serialit të Netflix?
Man United ka vendimin për të ardhmen e Ten Hag
Përplasje me Netanyahu? Pentagoni thotë se ministri izraelit i mbrojtjes ka shtyrë vizitën në Uashington