LAJMI I FUNDIT:

Fabrika 8 milonëshe e ujit që nuk u lëshua në funksion

Fabrika 8 milonëshe e ujit që nuk u lëshua në funksion

Ndonëse ishte premtuar shumë herë se qytetarët e Vushtrrisë do të kenë ujë të pijshëm me bollëk, një gjë e tillë ende nuk po ndodhë në këtë komunë.

Banorët e kësaj komune sikurse çdo vit tjetër edhe sivjet po përballen me reduktime të shumta të ujit të pijës. Ndërtimi i fabrikës së ujit në fshatin Balincë të kësaj komune ishte shpresa e qytetarëve se një ditë këta të fundit do të kenë ujë të mjaftueshëm për pije, por një gjë e tillë nuk po ndodhë.

Zëdhënësi i kësaj komune, Shemsedin Preteni fabrika në fjalë ende nuk është lëshuar në funksion për shkak të disa faktorëve.


Sipas tij, faktorët kryesor janë se aset i kujt do të mbetet fabrika, kush do ta menaxhojë atë, si dhe pranimi teknik. Ndryshe Preteni ka shtuar se kjo fabrikë sipas të gjitha gjasave do të kalojë në menaxhim të ujësjellësit rajonal Mitrovica.

Ai më tej ka deklaruar për Gazetën Tribuna se ende nuk afat të caktuar se kur kjo fabrikë mund të lëshohet në funksion.

Punimet në ndërtimin e kësaj fabrike kanë filluar në vitin 2010 dhe është dashur të përfundojnë në vitin 2013, por janë prolonguar nga punëkryesi me lejen e investitorit, ka deklaruar Preteni.

Vlera e investimeve në këtë fabrikë, kap shumën mbi 8 milionë euro, investim ky i Qeverisë së Kosovës. /GazetaTribuna/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
CEFTA miraton nëntë marrëveshje të reja që synojnë të transformojnë tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik në Rajon

CEFTA miraton nëntë marrëveshje të reja që synojnë të transformojnë tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik në Rajon

Ekonomi
Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
Kalo në kategori