LAJMI I FUNDIT:

Kosova keq me deficit

Kosova keq me deficit

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin qershor 2015.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të larët për muajin qershor 2015 për 207.5 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 188.6 milionë euro në periudhën e njëjtët të vitit 2014. Eksporti mbulon importin me 12.8 për qind.

Eksporti i mallrave në muajin qershor 2015 kishte vlerën 30.4 milionë euro, ndërsa importi 238 milionë euro, që është një rritje prej 12.1 për qind për eksport, si dhe 10.3 për qind për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014.


“Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 46.4 për qind të eksportit e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 12.4 për qind produktet minerale; 9.0 për qind plastika,goma dhe artikujt prej tyre; 8.5 për qind ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani 6.2 për qind makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 4.3 për qind produktet bimore; 3.9 për qind lëkura dhe artikujt prej saj, etj”, ka njoftuar ASK-ja.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 13.8 për qind të importit e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 13.7 për qind produktet minerale; 10.1 për qind makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 10.0 për qind metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 7.6 për qind produktet e industrisë kimike; 6.7 për qind plastika,goma dhe artikujt prej tyre; 6.4 për qind mjetet e transportit; 5.5 për qind produktet bimore, etj.

“Lidhur me eksportin dhe importin e Kosovës, partnerë kryesorë tregtarë janë vendet e BE-së, të cilat marrin pjesë me 34.8 për qind për eksport dhe 42.5 për qind për import. Ndërsa, vendet e CEFTA-së marrin pjesë me 40.9 për qind për eksport dhe 29.8 për qind për import”, thekson ASK.

Përqindja më e madhe e eksportit ishte në: Shqipëri (14.1 për qind), Serbi (11.3 për qind), Maqedoni (11.0 për qind), Belgjikë (9.5 për qind), Itali (8.8 për qind), Indi (7.8 për qind), etj.

Ndërsa, sipas të dhënave, përqindja më e madhe e importit është nga: Serbia (13.6 për qind), Gjermania (11.5 për qind), Turqia (9.5), Kina (9.3 për qind), Italia (8.3 për qind), Shqipëria (6.8 për qind), Maqedonia (6.1 për qind), etj. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
CEFTA miraton nëntë marrëveshje të reja që synojnë të transformojnë tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik në Rajon

CEFTA miraton nëntë marrëveshje të reja që synojnë të transformojnë tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik në Rajon

Ekonomi
Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
Kalo në kategori