LAJMI I FUNDIT:

KEDS angazhon ekipe shtesë për të rregulluar prishjet nga të reshurat

KEDS angazhon ekipe shtesë për të rregulluar prishjet nga të reshurat

Erërat e forta dhe të reshurat që kanë përfshirë vendin sot përveç shumë dëmeve në shtëpi dhe objekte tjera, shkaktuan shumë prishje në rrjetin e distribuimit të energjisë elektrike.

Janë raportuar shumë prishje në tensionin e mesëm, ndërsa numri i prishjeve në nivelin e tensionit të ulët mund të jetë më i madh.

“Në raste të tilla emergjente, ne jemi në shërbim të qytetarëve dhe kemi shtuar numrin e ekipeve në terren për të rregulluar prishjet. Përveç ekipeve të prishjeve në ndihmë u kanë ardhur edhe ekipet e mirëmbajtjes. Jemi duke bërë të pamundurën që të gjitha këto prishje t’i rregullojmë në afatin më të shkurtër të mundshëm kohor. Luten të gjithë qytetarët të lajmërojnë prishjet në Qendrën e Thirrjeve të KEDS, (në telefonat 038 501 701 1000; 038 791 000), me qëllim që intervenimi të bëhet në kohën sa më të shkurtër, deri sa i falënderojmë të gjithë që në vazhdimësi po lajmërojnë prishjet e shkaktuara nga moti i ligë. Në anën tjetër, vazhdojmë të jemi në gjendje të plotë gatishmërie për t’u përballur me të gjitha problemet në mënyrën më profesionale dhe më të shpejtë të mundshme dhe falënderojmë edhe ekipet tona që edhe njëherë po dëshmojnë se janë në shërbim të plotë qytetarëve”, thuhet në një njoftim të KEDS. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
CEFTA miraton nëntë marrëveshje të reja që synojnë të transformojnë tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik në Rajon

CEFTA miraton nëntë marrëveshje të reja që synojnë të transformojnë tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik në Rajon

Ekonomi
Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
Kalo në kategori