LAJMI I FUNDIT:

Për një vit, 64 të lënduar në “Trepçë”

Për një vit,  64 të lënduar në “Trepçë”

Raportet e organizatave ndërkombëtare e vendore që merren me të drejtat e punëtorëve, vazhdimisht raportojnë se në Kosovë punëtorët nuk kanë kushte të mira për punë, ku për pasojë shumë punëtorë lëndohen, por ka edhe që humbin jetën çdo vit.

Me lëndime të punëtorëve nuk i ka punët mirë as ndërmarrja “Trepça”, e cila drejtohet nga menaxheri Ahmet Tmava, ku vetëm gjatë vitit të kaluar janë lënduar 64 punëtorë në vendin e punës.

Në raportin zyrtar të datës 19.12.2014, të përpiluar nga Inspektorati i Punës, të cilin veriu.info thotë ta ketë siguruar zyrtarisht, thuhet se në periudhën e përfshirë në Inspektim (1 janar – 30 nëntor 2014) 64 punonjës kanë marrë kompensim të pagës për mungesë nga puna, për shkak të mungesës nga puna, për shkak të lëndimit në vendin e punës. Pra, lëndimin e tyre në vendin e punës e vërteton kompensimi për lëndim.


Në ndërmarrjen e menaxhuar nga Ahmet Tmava, Inspektorati i Punës ka gjetur parregullsi lidhur me ndihmën e parë që duhet t’u ofrohet punëtorëve në rast të lëndimeve.

Pakënaqësia e punëtorëve para dy javësh filloi për shkak të kushteve të rënda të punës, kërkesës për rritje të pagave dhe mospagesës së një bonusi për festën e Bajramit, i premtuar nga menaxheri i “Trepçës”, të cilin e kanë marrë gjithherë prej pas lufte, e që me të janë të pakënaqur për shkak të menaxhimit jo të mirë dhe abuzimeve që po ndodhin sidomos me punësim dhe kushte jo të mira të punës, të cilat tashmë i ka vërtetuar edhe Inspektorati i Punës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Ekonomi
CEFTA miraton nëntë marrëveshje të reja që synojnë të transformojnë tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik në Rajon

CEFTA miraton nëntë marrëveshje të reja që synojnë të transformojnë tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik në Rajon

Ekonomi
Sarrazin: Tregu i përbashkët rajonal do të jetë ndër arritjet kryesore të Procesit të Berlinit

Sarrazin: Tregu i përbashkët rajonal do të jetë ndër arritjet kryesore të Procesit të Berlinit

Ekonomi
Ziadeh për marrëveshjen e CEFTA-s: UNMIK-u ka mbështetur rrugën drejt konsensusit të arritur

Ziadeh për marrëveshjen e CEFTA-s: UNMIK-u ka mbështetur rrugën drejt konsensusit të arritur

Ekonomi
Kalo në kategori