LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja e Greqisë me kreditorët është teknike

Marrëveshja e Greqisë me kreditorët është teknike

Ministri i Financave të Greqisë, Euclid Tsakalotos thotë se Qeveria në Athinë është pajtuar me kushtet për një paketë shpëtimi tre vjeçare me kreditorët ndërkombëtarë, por kanë mbetur që disa detaje të zgjidhen, në mënyrë që të zhbllokohet paketa e shpëtimit.

Tsakalotos tha se marrëveshja siguron fonde të ndihmës për tre vitet e ardhshme në vlerë prej 93 miliardë dollarë.

Bashkimi Evropian përmes një deklarate për media ka thënë sot se marrëveshja “teknike dhe jo politike” është arritur me Greqinë.


Qeveria greke shpreson të arrijë një marrëveshje dhe ta kalojë atë në parlament gjatë kësaj jave, parapa takimit që ministrat e financës së eurozonës kanë planifikuar të mbajnë më 14 gusht.

Një test kyç do të jetë reagimi i kreditorëve nga shtetet si Gjermania- që ka qenë kontibuesi më i madh i Greqisë, në paketa e mëparshme të shpëtimit.

Greqia duhet të arrijë marrëveshje deri më 20 gusht, kur dhe duhet të paguaj më shumë se 3 miliardë dollarë Bankës Qendrore Evropiane. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Ekonomi
CEFTA miraton nëntë marrëveshje të reja që synojnë të transformojnë tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik në Rajon

CEFTA miraton nëntë marrëveshje të reja që synojnë të transformojnë tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik në Rajon

Ekonomi
Sarrazin: Tregu i përbashkët rajonal do të jetë ndër arritjet kryesore të Procesit të Berlinit

Sarrazin: Tregu i përbashkët rajonal do të jetë ndër arritjet kryesore të Procesit të Berlinit

Ekonomi
Ziadeh për marrëveshjen e CEFTA-s: UNMIK-u ka mbështetur rrugën drejt konsensusit të arritur

Ziadeh për marrëveshjen e CEFTA-s: UNMIK-u ka mbështetur rrugën drejt konsensusit të arritur

Ekonomi
Kalo në kategori