LAJMI I FUNDIT:

Afër numrit rekord të pushuesve kosovarë në bregdetin shqiptar

Afër numrit rekord të pushuesve kosovarë në bregdetin shqiptar

Sezoni turistik në Shqipëri pothuajse ka përfunduar, ndërsa edhe këtë sezon numri i pushuesve nga Kosova jo vetëm që ka ruajtur trendin e një viti më parë, por prognozat e afërta bëjnë fjalë për tejkalim të shifrave të para një viti.

Sipas shifrave të vëna në dispozicion për “Kohën Ditore” nga drejtoritë rajonale të kufirit për Kukësin e Shkodrën për periudhën 1 qershor – 14 gusht rezulton se kanë hyrë në Shqipëri përmes pikëkalimit kufitar Vërmicë-Morin rreth 685.616 shtetas, kryesisht nga Kosova, me 174.666 automjete.

Por drejtori rajonal për kufirin në Qarkun e Kukësit, Ndue Doçi tha për gazetën se kjo shifër mund të jetë më e lartë, pasi në periudhë piku, kur janë krijuar radhë të gjata, automjetet me targa të Kosovës janë lejuar të kalojnë pa u regjistruar.


Megjithatë, shifrat e publikuara në këtë mes gushti, ku mbeten edhe dy javë deri në përfundim të sezonit turistik, ose më saktë të përfundimit të turizmit të rërës dhe diellit, tregojnë së për shqiptarët e Kosovës bregdeti shqiptar vazhdon të mbetet si destinacion i pandryshuar edhe për këtë sezon, me gjithë luftën mediatike për çmime të larta në bregdetin e Shqipërisë. Megjithatë, thuhet se shkrimet në media dhe në rrjetet sociale për çmime të lartë në bregdetin e Shqipërisë nuk kanë lënë pa e bërë efektin, pasi ndryshe nga vitet e tjera, rreth 25.35% e numrit të turistëve që kanë hyrë në Shqipëri përmes Morinit në Kukës, llogariten të kenë kaluar transit për në plazhin e Ulqinit përmes pikëkalimit kufitar Muriqan-Sukobinë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Ekonomi
CEFTA miraton nëntë marrëveshje të reja që synojnë të transformojnë tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik në Rajon

CEFTA miraton nëntë marrëveshje të reja që synojnë të transformojnë tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik në Rajon

Ekonomi
Sarrazin: Tregu i përbashkët rajonal do të jetë ndër arritjet kryesore të Procesit të Berlinit

Sarrazin: Tregu i përbashkët rajonal do të jetë ndër arritjet kryesore të Procesit të Berlinit

Ekonomi
Ziadeh për marrëveshjen e CEFTA-s: UNMIK-u ka mbështetur rrugën drejt konsensusit të arritur

Ziadeh për marrëveshjen e CEFTA-s: UNMIK-u ka mbështetur rrugën drejt konsensusit të arritur

Ekonomi
Kalo në kategori