Me nënshkrimin e Marrëveshjes për Energji në mes të Kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë nën ndërmjetësimin e Komisionit Evropian në shtator 2013, e cila rezultoi edhe me nënshkrimin e Marrëveshjes për Operim, në mes të Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe Operatorit të Sistemit të Transmisionit të Serbisë (EMS) në shtator të vitit 2014, u krijuan kushtet për fillimin e procesit të anëtarësimit të KOSTT në mekanizmat ndërkombëtar relevant siç është European Network Transmission System Operators-Electricity (ENTSO-E).
Pas aktiviteteve intensive ndërmjet grupeve punuese të ekspertëve të KOSTT-it dhe të organizatës së Operatorëve Evropian të Sistemit të Transmisionit të energjisë elektrike (ENTSO-E), tashmë KOSTT është në proces të themelimit dhe operimit si bllok kontrollues i pavarur në kuadër të Zonës Sinkrone të Evropës Kontinentale. Operimi i pavarur i KOSTT si zonë/bllok rregullues pritet të jetësohet me nënshkrimin e Marrëveshjes për Kyçje i cili është edhe hapi i parë drejt anëtarësimit në ENTSO-E.
Përkundër vështirësive që bëhen nga Operatori i Transmisionit të Serbisë (EMS) në proces, KOSTT dhe grupi punues i ENTSO-E janë duke punuar në procesin e vlerësimit të përmbushjes së standardeve teknike të operimit nga ana e KOSTT-it për operim si zonë/bllok i pavarur kontrollues.
Vlerësimi i përmbushjes së standardeve do t’i nënshtrohet një monitorimi gjatë muajve Gusht dhe Shtator dhe si kërkesë do të kenë regjime operimi që i nënshtrohen kritereve më të larta.
Gjatë këtyre regjimeve të operimit mund të paraqiten eventualisht edhe kufizime të furnizimit që mund të instruktohen nga KOSTT dhe për këtë paraprakisht kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve.
E njoftojmë publikun se tërë procesi është i koordinuar nga MZHE dhe akterët implementues përveç KOSTT janë edhe ZRRE,KEK dhe KEDS.
Në anën tjetër, KOSTT në koordinim me të gjitha palët relevante në sektorin e energjisë elektrike në Kosovë, janë duke punuar në vazhdimësi për operimin dhe balancimin e Sistemit Elektroenergjetik sipas kërkesave dhe standardeve të ENTSO-E. Njohja e KOSTT si zonë rregulluese e pavarur do të sjellë benefite si dhe obligime për të gjitha palët e sektorit të energjisë elektrike në vend.
Me finalizimin e këtij procesi, KOSTT do të mund të ushtroj mandatin e plotë si Operator i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Republikës së Kosovës. Me këtë, KOSTT do të bëjë alokimin e kapaciteteve interkonektive (linjat ndërshtetërore), do të realizojë të hyrat nga transiti i energjisë elektrike nëpër rrjetin transmetues të Kosovës dhe do të kompensohet për humbjet në rrjetin horizontal të transmetimit të energjisë elektrike. Këto çështje të cilat kanë qenë të hapura tashmë disa vite, përfundimisht do të rezultojnë me përfitim edhe për konsumatorët e energjisë elektrike të Kosovës përmes tarifave të energjisë elektrike.
KOSTT do të vazhdojë operimin dhe balancimin e Sistemit të Transmisionit në përputhje të plotë me rregullat e përcaktuara nga ENTSO-E dhe me këtë rast edhe një herë fton të gjitha palët që të vazhdojnë bashkëpunimin në këtë drejtim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMisteri i shpikësit të Bitcoin
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare
Sarrazin: Tregu i përbashkët rajonal do të jetë ndër arritjet kryesore të Procesit të Berlinit
Durrësi ende ofron ditë të ngrohta - Shijo pushime të këndshme me oferta për toke
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Gjeti i pari trupin e Adem Jasharit, rrëfimi i mjekut, Gërxhaliu: Ndjeva se ‘takova’ historinë, kisha emocione dhe e putha në ballë
Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin
Tragjedi nga Athina: Lojtari i Kombëtares së Greqisë, ish lojtari i Sheffield United është gjetur i vdekur në pishinë
"Unë e Fatmiri shpëtuam, por u vra Kastriot Kelmendi me babë e vëlla" - vrasjet në Kosovë, Musliu: Ja si manipulon Serbia me dokumente false
Neymar, Trent dhe 9 lojtarë të tjerë që Barcelona mund t'i transferojë falas në vitin 2025
Fanella me të cilën Palmer realizoi rekord shitet për shifër rekorde në ankand