Termocentrali “ Kosova A” duhet të mbyllet së funksionuari deri në vitin 2017. Kështu ishte zotuar Qeveria e Kosovës në Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë së Vjenës dhe Bashkimit Evropian, për zbatimin e standardeve të Bashkimit Evropian në emetimin e gazrave.
Por, së fundmi kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, po përmend tri alternativa për këtë termocentral.
Alternativa e parë siç ka thënë kryeministri Mustafa është “mundësia e investimeve në ndërtimin e kapaciteteve zëvendësuese sepse do të ketë një boshllëk të energjisë elektrike deri në prodhimin e kapaciteteve të reja, kurse mundësitë tjera janë revitalizimi apo dekomisionimi, që nënkupton mbylljen e termocentralit dhe kthimin e hapësirës në gjendjen fillestare”.
Por, zyrtarë të Korporatës Energjetike të Kosovës, tregojnë se termocentrali “Kosova A” mbulon 1/3 e tërë konsumit vendor dhe nëse eventualisht mbyllet së funksionuari në periudhën e caktuar, atëherë Kosova do të përballet me mungesë të energjisë elektrike.
Edmond Nullleshi, drejtor ekzekutiv për Shërbimet në Korporatën Energjetike të Kosovës, thotë se duke marrë parasysh këtë fakt, alternativa më e favorshme mbetet revitalizimi dhe rindërtimi i tij.
“Mbyllja e termocentralit paraqet boshllëk deri në 35 për qind në tërë energjinë elektrike që furnizohet nga prodhimi vendor. Në anën tjetër duke marrë parasysh obligimet që ka Kosova ndaj organizatave që merr pjesë, konkretisht në Traktatin e Athinës, në vitin 2017 dhe 2018 duhet të kryhen edhe disa investime madhore në termocentralin “Kosova B”, në mënyrë që ai termocentral të përmbush kërkesat mjedisore që janë obligative . Gjatë këtyre dy viteve ky boshllëk do të shtohet edhe më tepër, sepse “Kosova B” nuk do të punojë me kapacitetin e paraparë”, tha Nulleshi.
Ndryshe një vit më parë në këtë termocentral pati ndodhur një shpërthim në Repartin e Elektrolizës, më ç’rast dy persona kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë ishin plagosur.
Por, përfaqësues të shoqërisë civile konsiderojnë se autoritetet kompetente duhet të përmbushin zotimin për mbylljen e këtij termocentrali.
Kushtrim Puka nga Forumi për Iniciativë Qytetare, organizatë kjo pjesë e konsorciumit, Kosovar të Shoqërisë për Energji, (KOSID), që janë marrë vazhdimisht me çështjet energjetike, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se qeveria ka premtuar mbylljen e tij, e në anën tjetër investimet janë të vazhdueshme që është në kundërshtim me premtimet e dhëna.
“Ky termocentral gjithsesi se duhet të mbyllet, për shkak se konsiderohet si një ndër termocentralet më të dëmshme në Evropë sa i përket lirimit të gazrave edhe pluhurit që lirohet nga djegia e qymyrit në këtë termocentral. “Mbyllja dhe eliminimi i të gjitha pasojave që mund të ketë një objekt në ambient dhe komunitet në përgjithësi ; apo mbyllja dhe kthimi në gjendjen e natyrës siç ka qenë para se të ndërtohet”, tha Puka.
Përveç mungesës eventuale të energjisë elektrike nga mbyllja e këtij termocentrali deri në ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” për të cilin ende nuk është bëtë zgjedhja e kompanisë fituese, shqetësues mbetet numri i punëtorëve që do të mbesin pa punë, e që llogaritet të jenë mbi 1500, thotë Nulleshi.
“Me mbylljen e këtij termocentrali fati i tyre do të jetë i paqartë dhe ata do të mbesin të papunë. Për sa i përket zëvendësimit dhe transferimit diku tjetër, ndërtimi i Termocentralit “ Kosova e Re” pritet të bëhet nga një operator tjetër, kështu që KEK-u nuk ka autorizime që të ndërmarrë çfarë do lloji hapi apo vendimi të mundshëm në atë pjesë”, tha Nulleshi.
Sidoqoftë, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se çështja e termocentralit “Kosova A” do të rregullohet në harmoni me Strategjinë e Energjisë. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMisteri i shpikësit të Bitcoin
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare
Sarrazin: Tregu i përbashkët rajonal do të jetë ndër arritjet kryesore të Procesit të Berlinit
Durrësi ende ofron ditë të ngrohta - Shijo pushime të këndshme me oferta për toke
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Gjeti i pari trupin e Adem Jasharit, rrëfimi i mjekut, Gërxhaliu: Ndjeva se ‘takova’ historinë, kisha emocione dhe e putha në ballë
Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin
Tragjedi nga Athina: Lojtari i Kombëtares së Greqisë, ish lojtari i Sheffield United është gjetur i vdekur në pishinë
"Unë e Fatmiri shpëtuam, por u vra Kastriot Kelmendi me babë e vëlla" - vrasjet në Kosovë, Musliu: Ja si manipulon Serbia me dokumente false
Neymar, Trent dhe 9 lojtarë të tjerë që Barcelona mund t'i transferojë falas në vitin 2025
Fanella me të cilën Palmer realizoi rekord shitet për shifër rekorde në ankand