LAJMI I FUNDIT:

Në objektin e Komunës së Prizrenit hapet zyrë postare

Në objektin e Komunës së Prizrenit hapet zyrë postare

Ndërmarrja Publike Posta e Kosovës dhe Komuna e Prizrenit kanë përuruar të enjten një zyrë postare brenda objektit të Kuvendit Komunal.

Kjo është komuna e parë në Kosovë që në ambientet ku është e vendosur administrata komunale hapet edhe një zyrë postare në të cilën qytetarët kanë mundësi t’i kryejnë pagesat për shërbimet e ndryshme të komunës si dhe obligimet tjera financiare.

Kryeshefi ekzekutiv Sejdi Hoxha dhe kryetari Ramadan Muja, të cilët përuruan këtë zyrë postare, kanë deklaruar se qëllimi i Postës dhe i Komunës është që për qytetarët e Prizrenit të krijohen kushtet që të gjitha shërbimet t’i kenë brenda një objekti, përfshirë mundësinë për kryerjen e pagesave.
Prizren1
Kryeshefi Hoxha ka falënderuar kryetarin Muja për bashkëpunim në implementimin e projektit të përbashkët duke ftuar kryetarët e komunave tjera që të ndjekin të njëjtin shembull në të mirë të qytetarëve të tyre.


“Nga ky vend u bëjmë thirrje të gjithë kryetarëve dhe komunave tjera të Kosovës, por edhe institucioneve tjera dhe agjencive të ndryshme publike, se Posta e Kosovës është e gatshme të bashkëpunojë edhe me ta, kurdo që ata të jenë të gatshëm për të ju ofruar qytetarëve të tyre shërbime sa më kualitative dhe sa më të lira”, ka thënë Hoxha. /Telegarfi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Ekonomi
Pensionet rriten me 20 për qind nga tetori, Murati: 100 milionë euro shtesë për 304 mijë përfitues

Pensionet rriten me 20 për qind nga tetori, Murati: 100 milionë euro shtesë për 304 mijë përfitues

Ekonomi

"Nga kufizimi te kontrolli shtuar", Kurti jep detaje për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj produkteve serbe

Ekonomi
Reagon Bajrami pas rritjes së pensioneve: Tentativë me ble vota

Reagon Bajrami pas rritjes së pensioneve: Tentativë me ble vota

Ekonomi
Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

CIAR Medical Clinic
Kalo në kategori