LAJMI I FUNDIT:

Fitch rrit vlerësimin kreditor të Greqisë

Fitch rrit vlerësimin kreditor të Greqisë

Agjencia ndërkombëtare për vlerësimin e kredive, Fitch Ratings rriti normën e kreditit të Greqisë nga “CC” në “CCC”. Agjencia ndërkombëtare për vlerësimin e kredive, Fitch Ratings rriti normën e Greqisë nga “CC” në “CCC”.

Në faqen e internetit të agjencisë Fitch bëhet e ditur se nota e kredisë e Greqisë është rritur për një shkallë më shumë dhe arsyeja e kësaj është paketa e tretë e ndihmës ndërkombëtare që Parlamenti grek miratoi më 14 gusht.

Gjithashtu theksohet se ky vendim i parlamentit ka reduktuar rrezikun, kur është fjala për detyrimet e borxhit në sektorin privat në këtë vend.


“Pritet që huadhënësit ndërkombëtarë kësaj jave të bëjnë pagesën fillestar për Greqinë prej rreth 23 miliardë euro, e cila do të lehtësojë në mënyrë të konsiderueshme mungesën e rëndë të pranishme të likuiditetit në muajt e fundit në këtë vend. Greqia ka një detyrim që deri më 20 gusht, Eurosistemit, dhe në shtator mekanizmave Europiane të stabilizimit financiarë (EFSM), t’ju paguaj vlerën e përgjithshme prej 3.2 miliardë eurosh”, thuhet në deklaratë.

Rikujtojmë se vlerësimi ‘CCC’ paraqet vlerësim shumë të dobët të klasifikimit kreditor me kapacitetet jashtëzakonisht të rrezikshme për të plotësuar detyrimet financiare, të cilat janë shumë të varura nga biznesi i favorshëm, kushtet ekonomike dhe financiare. /Telegrafi/