LAJMI I FUNDIT:

Dështimi i shtetit në Hade

Dështimi i shtetit në Hade

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) e ka nisur një proces të ri të zhvendosjes në fshatrat e Obiliqit. Është paraparë shpronësim i rreth 80 shtëpive nga fshati Hade dhe Shipitullë, shkruan sot Koha Ditore.

Në prag të fazës së re të zhvendosjes institucionet e akuzojnë njëra-tjetrën për dështimin në Hade. KEK-u e akuzon komunën për lejimin e ndërtimeve në zonën e interesit, kurse ministrin e Mjedisit për mospërfundimin e investimeve në Haden e re – në Shkabaj.

E komuna thotë se nuk ka mundur t’i ndalë ndërtimet e reja për shkak të zvarritjes së zhvendosjes nga KEK-u. Ministria akuzon Komunën për dështim.Hade Këto dëshmojnë se institucionet shtetërore kanë dështuar në Hade duke lejuar ndërtime në gjithë zonën e interesit ku pritet të shtrihet mihja.


KEK-u po tenton të angazhojë një kompani për asistimin në shtresimet dhe zhvendosjen e disa familjeve. Tenderi është shpallur gjatë muajit gusht dhe nëse gjithçka shkon sipas planifikimeve kompania që do të merret me shpronësime do të nisë punën gjatë muajit tetor.

Në zonën që pritet të shpronësohet për t’u shndërruar në mihje, KEK-u ka identifikuar edhe shumë objekte të cilat nuk kanë leje. KEK-u deri në vitin 2017 planifikon t’i blejë 52 hektarë e 49 arë, të cilat janë pronë e 127 personave. /Telegrafi/