Në Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, janë të licencuara rreth 1000 institucione private shëndetësore, përfshirë këtu kabinete, laboratorë, ordinanca, qendra për mjekësi familjare, qendra terapeutike, poliklinika dhe spitale.
Mirëpo, sipas zyrtarëve të kësaj ministrie, ka edhe të tilla që funksionojnë pa licencë.
Faik Hoti, drejtor i Departamentit për Informim në Ministrinë e Shëndetësisë, ka shpjeguar mënyrën e marrjes së licencës për një institucion privat shëndetësorë.
“Secili institucion shëndetësorë që aplikon për marrje të licencës, duhet plotësojë kushtet teknike të parapara me ligj, duke garantuar edhe personelin e licencuar shëndetësorë. Këto janë kushtet bazë për tu licencuar një institucion. Më pastaj, Ministria e Shëndetësisë ka për detyrë që të bëjë monitorimin se si këto institucione kryejnë shërbimet. Në rast të denoncimeve, apo nëse haset në parregullsi, inspektorati shqipton gjobat e parapara me ligj”, tha Hoti.
Ardita Baraku, kryeinspektore në Ministrinë e Shëndetësisë, ka thënë se në bazë të të dhënave nga tereni, rreth 200 institucione private shëndetësore në Kosovë operojnë pa licencë.”Ne kemi një burim të të dhënave që mundohemi t’i identifikojmë ordinancat e palicencuara private, dhe ky fenomen tejkalon numrin 200 të ordinancave të pa licencuara private, të cilat tashmë jemi duke i inspektuar”.
Baraku gjithashtu ka shtuar se inspektorati shëndetësor në vazhdimësi bën inspektime, dhe së fundmi inspektimet kanë mbyllur 11 institucione private shëndetësore. “Kemi pasur një aksion ku janë inspektuar 16 ordinanca private dhe janë mbyllur 11 prej tyre. Aksionet e këtij lloji janë shpeshtuar vitin e fundit dhe po ndodhin çdo dy muaj, varësisht prej kapaciteteve tona dhe vërtetimit të ordinancave që dyshojmë se janë pa licencë”.
“Këto aksione do të vazhdojnë dhe i ftojmë qytetarët që t’i licencojnë ordinancat që mos të jenë në kundërshtim me ligjin”.
Ndërkaq, Hoti shpjegon për llojet e gjobave që institucionet private shëndetësore marrin në rast të thyerjes së ligjit. “Varësisht nga shkalla e shkeljes që ka bërë institucioni shëndetësor, varirojnë nga 500 euro, deri në 10 mijë euro, derisa dënimi që inspektorati shëndetësor ka të drejtë ta propozojë është marrja e licencës për ushtrim të veprimtarisë, vendim ky që me rekomandim të inspektoratit shëndetësor e ndërmerr bordi për licencim të institucioneve shëndetësore private”.
Sidoqoftë, në Ministrinë e Shëndetësisë procesi i licencimit për institucionet private shëndetësore ka filluar në vitin 2006. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMisteri i shpikësit të Bitcoin
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!
Durrësi ende ofron ditë të ngrohta - Shijo pushime të këndshme me oferta për toke
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Gjeti i pari trupin e Adem Jasharit, rrëfimi i mjekut, Gërxhaliu: Ndjeva se ‘takova’ historinë, kisha emocione dhe e putha në ballë
Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin
Tragjedi nga Athina: Lojtari i Kombëtares së Greqisë, ish lojtari i Sheffield United është gjetur i vdekur në pishinë
"Unë e Fatmiri shpëtuam, por u vra Kastriot Kelmendi me babë e vëlla" - vrasjet në Kosovë, Musliu: Ja si manipulon Serbia me dokumente false
Neymar, Trent dhe 9 lojtarë të tjerë që Barcelona mund t'i transferojë falas në vitin 2025
Fanella me të cilën Palmer realizoi rekord shitet për shifër rekorde në ankand