LAJMI I FUNDIT:

Edhe sot bllokohet magjistralja Prishtinë – Pejë

Edhe sot bllokohet magjistralja Prishtinë – Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe sot do të jetë në asistencë të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), në rrugën magjistrale Prishtinë – Pejë, respektivisht në hyrje të fshatit Arllat.

Asistenca policore do të konsistojë në mbështetjen e KOSTT-it përgjatë kalimit – transportit të përçuesve në segmentin rrugor në vendkalimin e fshatit Arllat, me ç ‘rast do të jetë e nevojshme mbyllja e rrugës magjistrale Prishtinë – Pejë, respektivisht hyrje-dalja e autostradës “Ibrahim Rugova” në intervalet kohore të poshtëshënuara:

E enjte, në dy intervale të shkurtra kohore:


Ora 09:00 – 09:15

Ora 12:00 – 12:15

Policia nëpërmjet një komunikate njofton qytetarë të cilët këto dy ditë në këto intervale kohore shfrytëzojnë këtë rrugë, të kenë parasysh vonesat që mund të shkaktohen për shkak të bllokimit të rrugës. /Telegrafi/