LAJMI I FUNDIT:

Deklarimet për monopol dhe çmime janë gënjeshtra

Deklarimet për monopol dhe çmime janë gënjeshtra

Kompanitë e licencuara për fiskalizim i quajnë të pavërteta deklarimet e kohëve të fundit nga Shoqata e Naftarëve të Kosovës për monopol në treg dhe çmime të pajisjeve fiskale.

Nga katër kompani sa operojnë në treg dy prej tyre merren me fiskalizimin e naftarëve dhe njëra nga kompanitë ka aktualisht në stoqe rreth 400 mijë euro kapital.

Çmimi për pajisje fiskale për naftarë fillon prej 3900 euro dhe asnjëherë nuk ka qenë në shuma të cilat përmenden nga kreu i Shoqatës së Naftarëve. Këto spekulime bëhen vetëm për të mbuluar krimin dhe vjedhjen që i bëjnë naftarët shtetit duke i ikur tatimit.
Pesë vite pas fillimit të fiskalizimi, dy vite pas ndërprerjes së fiskalizimit për naftarë dhe rreth 1 vit që nga formimi i qeverisë, askush nuk po tregon vullnet për të përfunduar këtë proces.


Ne si kompani të licencuara kemi përmbushur obligimet tona duke bërë investime milionëshe në stoqe dhe të cilat tash e sa vite mbesin të bllokuara për shkak të ngecjeve në këtë proces. Kush jep përgjegjësi për këtë bllokim?

Kompanitë “Dukagjini”, “Gekos”, ‘Printec” dhe “R&T” janë të njohura për suksesin në shumë fusha të biznesit dhe kërkojnë që emri i tyre mos të përmendet nga njerëz të krimit vetëm e vetëm për të mbuluar evazionin e tyre fiskal dhe shkeljen e ligjit që i obligon të fiskalizohen. /Telegrafi/