LAJMI I FUNDIT:

Agjencia Kundër Korrupsionit i pagoi mbi 32 mijë euro qira Kishës ortodokse

Agjencia Kundër Korrupsionit i pagoi mbi 32 mijë euro qira Kishës ortodokse

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) nga janari deri në shtator të vitit që shkoi i kishte paguar Kishës Ortodokse 32,989 euro për qiranë e një hapësire të shfrytëzuar nga Agjencia e Antikorrupsionit (AKK) dhe MPMS si pasojë e një vendimi nga Kryeministri në vitin 2011. Po ashtu, me aprovim të ish-ministrit Nenad Rasiq, është paguar avansi prej 4039 euro për gjashtë persona të cilët nuk ishin punëtorë të Ministrisë.

Kështu thuhet në raportin e Auditorit të Përgjithshëm, sipas të cilit mjetet duhet të siguroheshin nga Ministria e Financave(MF) por kjo ndarje buxhetore nuk ishte bërë dhe këto pagesa nuk kanë qenë të planifikuara në buxhet. Auditori thotë se pas këshillës së dhënë në auditimin e tyre të ndërmjetëm, Ministria kishte ndërprerë ekzekutimin e këtyre pagesave.

Raporti flet edhe për menaxhim jo i duhur i avanseve për udhëtime zyrtare, ku thuhet se vlera e avanceve të pambyllura në PVF ishte 30,494 euro. 21,161 euro në lidhje me kredit kartelat dhe pjesa tjetër avance për udhëtime të zyrtarëve jashtë vendit, nuk janë arsyetuar me dëshmitë përkatëse.


“Me aprovim të Ministrit, është paguar avansi prej 4039 euro për gjashtë persona të cilët nuk ishin punëtorë të Ministrisë nga maji 2014. Shuma prej 1924 euro nuk është arsyetuar me dëshmi mbështetëse për shpenzimin; dhe në dy raste janë paguar avanse prej 2577 euro për udhëtime zyrtare. Në dosjën e pagesës mungonin ftesat për ketë udhëtim, transmeton kp . Në një rast, aprovimi i udhëtimit zyrtar është bërë pas realizimit të udhëtimit. Këto situata kishin ndodhur në mungesë të kontrolleve efektive të mbikëqyrjes dhe aprovimit”, thuhet në raportin e Auditorit.

Ministria kishte paguar vlerën prej 270,360 euro për financimin e OJQ-ve sipas një Udhëzimi Administrativ (UA) të nxjerrë nga Ministri (UA 01/2014)dhe i cili nuk kishte bazë ligjore dhe përzgjedhja e përfituesve ishte bërë pa përcaktuar kritere paraprake.

“Shuma prej 174,060 euro nuk ishte e arsyetuar përmes raporteve përcjellë se të kërkuara; dhe Përfitues publik dhe individual me 602,635 euro janë mbështetur vetëm me vendim të Ministrit. Nuk ka pasur ndonjë kontratë/marrëveshje dhe natyra e veprimtarisë së këtyre përfituesve nuk ishte në harmoni me objektivat e Ministrisë(Projektet për: sfidat dhe mundësitë e zgjedhjeve në Kosovë, transportin e fëmijëve,transportin e grumbullimit të qershive, zhvillimin ekonomik në Graqanicë dheNovobërdë etj)dhe përzgjedhja e tyre nuk ishte bërë përmes shpalljes publike. Shuma 28,400€ nuk ishte arsyetuar me raportet përcjellëse. Në 37nga 100 mostrat e testuara kemi identifikuar se Ministria kishte paguar pensionet bazike dhe kontributive të afërmve (familjarëve) edhe pas vdekjes së pensionistëve. Vlera e këtyre mbi pagesave ishte 7,569 euro.Në një rast, një pensionist kishte marrë pension në pagesë retroaktive 60€ më tepër dhe në një rast, pensionisti edhe pse nuk i kishte përmbushur kriteret për pensionin kontributiv ka pranuar retroaktivisht pagesën prej 816 euro. Këto pagesa janë në kundërshtim me kërkesat ligjore dhe rregulloreve ekzistuese dhe kanë ndodhur në mungesë të kontrolleve mbi zbatimin efektiv të këtyre kërkesave.

Sipas Marrëveshjes së Mirëkuptimittë lidhur në mes të Ministrisë, Shoqatave të dala nga lufta dhe Qendrave për Mjekësi Rehabilituese(Banja e Kllokokit, Pejës dhe Nëna Naile),Ministria financon trajtimin e invalidëve të luftës të përzgjedhur nga Ministria dhe Shoqatat.

“Vlera e këtyre pagesave ishte 129,570 euro për vitin 2014. Nuk janë siguruar dëshmi për vërtetimin e statusit të „invalidit‟, derisa ne kemi gjetur se disa nga përfituesit e këtij shërbimi nuk i takojnë kësaj kategorie të pensionistëve dhe në një rast, për pensionin e paguar retroaktiv prej 978 euro mungonte vendimi i fundit për vazhdimin e pensionit, ndërsa në një rast tjetër në vlerë prej 1,792 euro mungonin dokumentet e identifikimit të përfituesit “, thuhet në raportin e Auditorit. /Telegrafi/