LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet burimi më i madh i gazit natyror në botë

Zbulohet burimi më i madh i gazit natyror në botë

Kompania italiane ENI, ka njoftuar se ka zbuluar në detin Mesdhe, pranë ujërave territoriale egjiptiane, rezervat më të mëdha nënujore të gazit natyral.

Në një deklaratë nga gjiganti energjetik italian thuhet: “Zohr është zbulimi më i madh i gazit i bërë ndonjëherë në Egjipt dhe në detin Mesdhe. Gjithashtu, mund të bëhet një nga më të mëdhatë që bota mban për gazin natyror”.
eni
Kryeministri Matteo Renzi ka përshëndetur menjëherë kompaninë ENI, për rezultatin e jashtëzakonshëm të një pune intensive kërkimore që i çon raportet mes dy vendeve drejt një optike të re partneriteti strategjik.

Në të njëjtën kohë edhe Egjipti ka treguar mjaft entuziazëm për këtë zbulim kaq të rëndësishëm. “Ky zbulim do të shtojë me një të tretën rezervat e Kajros dhe do të kontribuojë në realizimin e planit energjitik kombëtar”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Naftës, Hamdi Abdul Aziz.


Kompania ENI sqaron se, depozita nëntokësore shtrihet për 100 kilometra katrorë dhe mund të përmbajë deri ne 850 miliardë metër kub gaz.

Sipas ENI-t, ky zbulim do të transformojë skenarët energjitik për Egjiptin dhe synon që të marrë rolin e prodhuesit fillestar. Ajo radhitet ndër 11 kompanitë më të mëdha industriale të botës dhe ka zhvilluar aktivitete në Egjipt për dekada me radhë. /Telegrafi/