LAJMI I FUNDIT:

G20: Rritja ekonomike globale është më e ulët se sa pritej

G20: Rritja ekonomike globale është më e ulët se sa pritej

Ministrat e financave dhe krerët e bankave qendrore të Grupit të 20-shes thanë se rritja ekonomike globale është më e ulët nga ç’pritej. Por ata kanë besim se mëkëmbja ekonomike do të forcohet.

Në komunikatën përfundimtare të takimit dy-ditor në Ankara të Turqisë, zyrtarët nga vendet e G-20ës premtuan të shtunën të ndërmarrin veprime bindëse për të vazhduar mëkëmbjen ekonomike.

Tregjet financiare në mbarë botën u tronditë për disa javë për shkak të shqetësimeve të ngadalësimit të ekonomisë kineze dhe zhvlerësimin e juanit muajin e kaluar. /Telegrafi/