Masat e fundit në fushën e ekonomisë të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, nga ekspertë të çështjeve ekonomike dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit po shihen si një mundësi e mirë drejt zhvillimit ekonomik të vendit, nëse do të zbatohen si të tilla.
Eksperti i çështjeve ekonomike, Ismail Kastrati, ka vënë në dyshim zbatimin e masave që i kanë ndërmarrë autoritetet e Kosovës.
Ai në një prononcim për Radion Evropa e Lirë ka theksuar se Qeveria e Kosovës duhet të tregojë seriozitet më të madh në zbatimin e masave që i ndërmerr apo ligjeve që janë në fuqi. “Mendoj se si iniciativa janë të mira, por te ne është një praktikë e keqe se këto iniciativa nuk japin efekte për shkak se nuk jemi konsistent në realizmin e këtyre ligjeve dhe këtyre iniciativave, përnjëherë neve na paraqiten interesa të grupeve të caktuara dhe deformojmë të gjitha iniciativat. Duhet të zhduken interesat monopoliste dhe partiake dhe të funksionojë ligji dhe shteti ligjor”, shprehet Kastrati.
Tre nga masat që janë ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës, e sipas tyre, kanë për qëllim zhvillimin ekonomik, punësimin dhe uljen e varfërisë janë: pakoja e re fiskale, Ligji për faljen e borxheve dhe Ligji mbi investimet strategjike, i cili së shpejti është thënë se do të procedohet në Qeveri.
Përfaqësues të komunitetit të bizneseve, në anën tjetër, theksojnë se efektet e pakos fiskale për bizneset janë shumë të vogla, derisa për konsumatorin çmimet vetëm sa janë rritur.
Me ndryshimet që janë bërë në Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), sipas tyre 90 për qind e produkteve janë shtrenjtuar për 2 për qind, derisa kanë shënuar rënie vetëm 10 për qind e produkteve.
Samir Krasniqi, drejtor ekzekutiv në Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Tatimi mbi Vlerën e Shtuar për bizneset nuk luan ndonjë rol të madh, pasi që këtë tatim, biznesi vetëm e mbledh dhe e bartë te qeveria.
“Nga aspekti i bizneseve, TVSH-ja nuk ka ndonjë impakt direkt në biznes. Lirimi nga TVSH-ja për mjetet investuese për lëndën e parë nënkupton se bizneset lirohen për një kohë të shkurtër nga TVSH-ja, nuk lirohet komplet, ato nuk e bëjnë parapagimin në fillim të TVSH-së, por në rastin e shitjes së produktit final e paguajnë këtë pjesë”, sqaron Krasniqi.
Me efekt pozitiv për zhvillimin ekonomik të vendit, Krasniqi e thekson Ligjin për Investime Strategjike.
Hyrja në fuqi e këtij ligji, sipas Krasniqit do të tejkalojë problemet procedurale, të cilat kanë dekurajuar investitorët e jashtëm të vijnë e të investojnë në Kosovë. “Ne kemi përvojë të mëhershme që për shkak të procedurave, investitorët e mëdhenj të huaj nuk kanë pasur mundësi t’i ndjekin këto procedura dhe janë tërhequr nga interesimi i tyre për të investuar. Unë mendoj që ky ligj është i mirëpritur dhe do t’i lehtësojë qeverisë që të negociojë direkt me kompani të mëdha për investime strategjike. Përveç tjerash, ky ligj duhet të specifikojë strategjitë e shtetit në të ardhmen”, ka thënë Krasniqi.
Derisa, sa i përket Ligjit për faljen e borxheve, është vlerësuar si një masë e cila është dashur të bëhet, pasi që kanë qenë borxhe që vështirë se do të mund të mblidheshin nga autoritetet kompetente.
Por, përfaqësuesit e bizneseve kërkojnë nga qeveria që në këtë aspekt të jetë e kujdesshme në mënyrë që të mos destimulojë bizneset të cilat kanë paguar rregullisht obligimet që kanë pasur ndaj shtetit. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMisteri i shpikësit të Bitcoin
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!
Durrësi ende ofron ditë të ngrohta - Shijo pushime të këndshme me oferta për toke
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Gjeti i pari trupin e Adem Jasharit, rrëfimi i mjekut, Gërxhaliu: Ndjeva se ‘takova’ historinë, kisha emocione dhe e putha në ballë
Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin
Tragjedi nga Athina: Lojtari i Kombëtares së Greqisë, ish lojtari i Sheffield United është gjetur i vdekur në pishinë
"Unë e Fatmiri shpëtuam, por u vra Kastriot Kelmendi me babë e vëlla" - vrasjet në Kosovë, Musliu: Ja si manipulon Serbia me dokumente false
Neymar, Trent dhe 9 lojtarë të tjerë që Barcelona mund t'i transferojë falas në vitin 2025
Fanella me të cilën Palmer realizoi rekord shitet për shifër rekorde në ankand