LAJMI I FUNDIT:

Beogradi demanton Pacollin, veturat nga Serbia me të vjetrën në Kosovë

Beogradi demanton Pacollin, veturat nga Serbia me të vjetrën në Kosovë

Automjetet me regjistrime serbe sonte pas mesnatës nëpër vendkalimin e Kosovës në Jarinë kanë hyrë me regjim të pandryshuar dhe atyre nga Policia e Kosovës nuk u janë dhënë tabelat “prova”.

Mbrëmë Rrahim Pacoli, kryesues i delegacionit të Kosovës për bisedime rreth policave me Serbinë dhe kryetar i Asamblesë së Përgjithshme të Byrosë së Kosovës për sigurime kishte paralajmëruar se do të ngrihej marrëveshja për sigurime automjetesh.

Agjencia serbe e lajmeve Tanjug njofton, transmeton Koha.net, se disa automjete me tabelat e regjistrimit NP, BG, KM pa pengesa dhe vetëm me kontrollim rutinor, e kanë kaluar kufirin nga ana e Rashkës dhe kanë hyrë pa probleme në Kosovë.


Pjesëtarë të Policisë të në këtë vendkalimi kanë thënë për medie serbe se nuk kanë marrë asnjë shkresë për ndryshimin e regjimit të hyrjes së automjeteve nga Serbia në Kosovë.

Zyrtarë nga Policia dhe nga agjencitë e sigurimit ende nuk janë prononcuar lidhur me këtë raportim nga Beogradi. /Telegrafi/