LAJMI I FUNDIT:

MBP shpërbleu kompanitë e papërgjegjshme për ndërtim, punimet nuk kryhen as pas 3 viteve

MBP shpërbleu kompanitë e papërgjegjshme për ndërtim, punimet nuk kryhen as pas 3 viteve

Qytetarët e Gjakovës shërbimet për regjistrimin e automjeteve edhe më tutje duhet t’i kryejnë në një objekt i cili është në kontest pronësor edhe pse Ministria e Punëve të Brendshme ka shpenzuar mbi 300 mijë euro për ndërtimin e një objekti të ri për kryerjen e këtyre shërbimeve

Kanë kaluar tri vite që kur kanë filluar punimet në ndërtimin e objektit të Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve dhe Regjistrimit Civil në Gjakovë, por punimet në këtë objekt nuk kanë përfunduar ende.

E gjithë kjo shtyrje është duke u bërë për shakë se në dy raste tenderin për ndërtimin e kësaj qendre e kanë fituar kompanitë e papërgjegjshme.


Këtë e kanë konfirumuar edhe në Ministrin e Punëve të Brendshme (MPB).

“Kontrata për Ndërtimin e objektit të QKRC-QKRA në Gjakovë me numër të prokurimit:14/12/025/511 është lidhur në vitin 2012 dhe për shkak se Operatori ekonomik ‘Avdyli’ sh.p.k ka qene i papërgjegjshëm, kontrata është ndërprerë në vitin 2013. Ne vitin 2014 është ritenderuar vazhdimi i ndërtimit të objektit QKRC-QRA-Gjakovë me nr. te kontratës 214/14/021/521, kontratë e fituar nga,, Lindi’’ Istog . Mirëpo për shkak se operatori ekonomik është treguar i pa papërgjegjshëm, është shkëputë kontrata me datën 01/09/2015”, thuhet në përgjigjet e Zyrës për Informim të MPB-së për ORAinfo.

Sipas MPB-së, vlera e kontratës për ndërtimin e objektit ka qenë 304,129.40 euro.

Se kur pritet të përfundojnë punimet në objektin e ri nuk e dinë as në MPB. “Ky projekt duhet te ritenderohet dhe pasi të përfundojnë procedurat e prokurimit do të finalizohet”, thuhet në përgjigjet e MPB-së.

Ndryshe, siç merr vesh ORAinfo për momentin objekti i Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve është i vendosur në një objekt i cili është ndërtuar nga Ministria e Punëve të Brendshme vite më parë, por parcela në të cilën është ndërtuar ky objekt është kontest pronësor në mes të Agjensionit Kosovar të Privatizimit – Kuvendit Komunal të Gjakovës dhe Autoshkollës STARTI, ndërsa Qendra e Regjistrimit Civil është vendosur në objektin e BankKos-it ku paguan një qera vjetore prej 9900 euro.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se arkiva e dokumenteve të kësaj qendre ruhet në kontejner, duke rrezikuar kështu dëmtimin e tyre për shkak të ekspozimit të dyre ndaj të reshurave. /ORAinfo/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Misteri i shpikësit të Bitcoin

Misteri i shpikësit të Bitcoin

Botë
Mustafa: Vetëm 18% e grave në Kosovë janë të angazhuara në sektorin e biznesit

Mustafa: Vetëm 18% e grave në Kosovë janë të angazhuara në sektorin e biznesit

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Ekonomi
Durrësi ende ofron ditë të ngrohta - Shijo pushime të këndshme me oferta për toke

Durrësi ende ofron ditë të ngrohta - Shijo pushime të këndshme me oferta për toke

Ekonomi
Kalo në kategori