LAJMI I FUNDIT:

Rritja e ekonomisë turke më e lartë se parashikimet

Rritja e ekonomisë turke më e lartë se parashikimet

Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) publikoi raportin e rritjes ekonomike për çerekun e dytë të 2015-s. Ekonomia e Turqisë vazhdon të shënojë rritje. Në tremujorin e dytë të këtij viti, rritja ekonomike turke është regjistruar në nivelin 3.8 për qind.

Ndërsa prodhimi i brendshëm bruto (PBB) i Turqisë ka arritur në 32 miliardë e 93 milionë lira turke (rreth 10,5 miliardë dollarë).

E zhveshur nga ndikimet sezonale dhe kalendarike, PBB-ja turke në tre mujorin e parë të vitit është rritur me 1.3 për qind në krahasim me çerekun e mëparshëm.


Sakaq, një rritje me 5,6 për qind kanë shënuar edhe shpenzimet e konsumit të familjeve, duke arritur në gjithsej 21 miliardë e 39 milionë lira turke (afro 6.9 miliardë dollarë). Kurse shpenzimet e konsumit final të qeverisë në Turqi janë rritur me 7.2 për qind. /Telegrafi/